Nga sytë e një përdhunuesi (lexojeni, mund t’iu shpëtojë një ditë)

Life style

Nga sytë e një përdhunuesi (lexojeni, mund t’iu shpëtojë një ditë)

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një grup përdhunuesish në burg u intervistuan se çfarë kërkojnë tek një viktimë potenciale…

1. Gjëja e parë që një përdhunues shikon tek një viktimë është mënyra e lidhjes së flokëve. Shumica e viktimave kishin flokë të lidhura e flokë të gjata, që mund të tërhiqen lehtë. Zakonisht vajzat me flokë të shkurtra nuk janë target.

2. Gjëja e dytë që një përdhunues shikon janë rrobat. Ata mbajnë me vete gërshërë për t’i hequr ato më lehtë.

3. Ata kërkojnë vajzat që janë të hutuara në rrugë që po shohin diçka në telefon, çantë etj. Sepse ato në atë moment janë më të pakujdesshme.

4. Numri I parë se ky kryhen më së shumti sulme/ kidnapime është parkingu i dyqaneve.

E dyta është parkingjet nëntokësore/ garazhet.

Numër tre janë banjot publike.

Për këta njerëz është e rëndësishme ta kapin një grua shpejtë dhe ta dërgojnë në një lokacion ku nuk mund të kapen.

Nëse vendosni të luftoni me gjithë forcën, ata do të dekurajohen, për shkak se i duhen vetën dy minuta për ta kuptuar se për të ju kapur iu duhet kohë më e gjatë.

Këta njerëz thanë se nuk shkojnë pas vajzave që mbajnë çadra, apo ndonjë gjësend të ngjashëm që mund të përdoret në distancë.

Çelësat nuk janë një mjet sulmimi. Ju duhet ti ‘bindni’ këta njerëz që “NUK VLENI”.

MBANI MEND KËTO KËSHILLA:

1) Nëse dikush po ju ndjekë prapa në një rrugë, parking, ashensor, shikoni ata drejt në fytyrë dhe pyetni diçka të thjeshtë. P.sh: sa është ora? Tani që keni parë mirë fytyrën e tyre dhe mund ti identifikoni, ju nuk jeni më tërheqëse si target.

2) Nëse dikush po ju afrohet direkt juve, mbani duart para jush dhe bërtitni NDALUNI. Shumica e përdhunuesve thanë se do ta linin një grua të qetë nëse ajo do të luftonte prapa. Ata po kërkojnë një target të ‘lehtë’.

3) Gjithmonë tentoni të sulmoni kidnapuesin në pjesët më intime. Kështu do ti shkaktoni dhimbje të padurueshme. Krijoni probleme për të, dhe do t’iu lënë të qetë.

4) Gjithmonë keni kujdes nga ata që ju rrethojnë. Nëse shihni një sjellje të çuditshme, besoni instiktit.

5) Këshillë nga Tae Kwon Do: Bërryli është pika më e fortë e trupit tuaj. Nëse jeni aq afër sa ta përdorni, përdoreni.

6) Nëse një grabitës ju kërkon kuletën apo çantën, mos ia jepni kurrsesi në dorë. Hidheni atë më larg dhe vraponi sa më shpejt në drejtimin e kundërt.

7) Nëse ju kanë mbyllur në bagazhin e ndonjë veture, mundohuni të thyeni dritat e prapme, dhe kështu mund të bëni me dorë përjashta, dhe shoferi nuk do t’iu sheh.

8) Gratë kanë një tendencë të futen në makinë dhe thjesht të ulen, të bëjnë ndonjë listë, të rrinë në telefon etj. Mos e bëni këtë KURRË. Sulmuesi po ju vëzhgon. Sapo të mbyllni derën LARGOHUNI.

9) Gjithmonë merrni ashensorin. Shkallët janë një vend I tmerrshëm krimi.

10. Si gra, gjithmonë mundohemi të tregojmë simpati. NDALONI!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat