Dhuna sjell vetëm përfitime të përkohshme dhe vuajtje të përhershme për familjen dhe fëmijën

Life style

Dhuna sjell vetëm përfitime të përkohshme dhe vuajtje të përhershme për familjen dhe fëmijën

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

“Pashë mësuesin duke më rrahur me zell.

Pashë duart e mia të fryra/të ënjtura nga druri.

Pashë nervat të më ‘çaheshin’ ngadalë, me mirësi dhe dashuri të më rrahin/godasin për të mirën time…, derisa në fund mendja ime nuk mund të duronte,

u përmbys/mori kthesat mbrapsht për të mirën time

dhe unë jam në pavijonin e spitalit për të mirën time “.

Shkenca e psikologjisë tani jep një përgjigje të qartë: Dhuna sjellë vetëm përfitime të përkohshme dhe vuajtje të përhershme për familjen dhe fëmijën.

Një prind që godet fëmijën e tij kur nuk po studion ose kur nuk është ulur si duhet, me mençuri, ndoshta arrin ta detyrojë atë të lexojë dhe të qëndrojë i qetë. Por ky është një përfitim i përkohshëm për prindin. Pooooo, ai mund të gjejë paqe për një kohë, por me forcë nuk i jep fëmijës të kuptojë, arsyen pse duhet të studiojë ose të ulet me mençuri.

Ajo që ai zakonisht arrin të bëjë, është ta kthejë fëmijën kundër tij, ta bëjë atë të humbasë besimin te prindi dhe t’i tregojë, indirekt, se mënyra e vetme për të arritur qëllimin e tij është dhuna.

Respekti, bindja dhe disiplina nuk zhvillohen përmes frikës dhe dhunës, por përmes komunikimit kuptimplotë, respektit reciprok, pranimit, durimit dhe mirëkuptimit. Asnjë prind i arsyeshëm nuk gëzon të përdorë dhunë ndaj fëmijës së tij. Kështu që ne mund të aplikojmë mënyra më pozitive të edukimit, të tilla si motivimi, dialogu (komunikimi kuptimplotë) dhe udhëzimi.

Dhe, nuk duhet dëgjuar më shprehja: “Hajde, ne çfarë pësuam/neve çfarë na ndodhi…?”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat