Rregulla të arta për të rritur fëmijë të sjellshëm!

Life style

Rregulla të arta për të rritur fëmijë të sjellshëm!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Ilustrim

Të rrisim fëmijë të sjellshëm është ëndë e sëcilit prej nesh.

Roli i prindërve në zhvillimin dhe edukimin e fëmijeve është i pazavëndësueshëm. Prindërit luajnë rolin primar në zhvillimin e fëmijëve në sjelljet, reagimet, qëndrimet e fëmijëve në raport me vetën dhe të tjerët.

Me zhvillim kuptojmë ndryshimet në karakteristikat fizike, kognitive, sociale, emocionale.

Në këto sfera të zhvillimeve rol të rëndësishëm luajnë prindërit në raport me fëmijën. Ata me qasjen, bashkëpunimin, kujdesin, interesimin, nxitjen e fëmijës, kreativitetin, komunikimin, tolerancen mund të rrisin fëmijë ideal.

Por, çfarë është e rëndësishme për të arritur mirëkuptimin e plotë ndërmjet prindërve dhe fëmijeve?

Si të arrihet mesi i artë, për të edukuar fëmijët, për ti rritur at me dashuri dhe për të pasur besimin e tyre?

Portali Unik ju sjellë disa rekomandimeve të psikologëve, të cilat mund t’ju ndihmojnë të analizoni qasjen tuaj aktuale me fëmijët tuaj si dhe mundësitë për tu përmirësuar.

Rekomandimi kryesor është “Kaloni kohë çdo ditë për të bërë diçka së bashku me fëmijet tuaj”

Ju duhët ti bëni fëmijet tuaj të besojnë në atë që ju keni interes ti dëgjoni saherë që ata kanë nevojë për ju.

Për shembull, ju mund të përsërisni informacionin që keni dëgjuar nga fëmija juaj për të siguruar që keni kuptuar gjithçka në mënyrë korrekte.

Kthehuni në bisedat paraprake, le ta dinë që ju mbani mend atë që ata flasin me ju.

Shmangni argumente të gjata dhe të padobishme edhe nëse ato janë për diçka krejt të qartë për ju. Thjesht i thoni fëmijës suaj: “OK, e kuptoj që nuk pajtoheni me mua”.

Mos u tregoni agresivë me fëmijet tuaj, sepse kështu ju do të rrisni fëmijë të trembur e frikacakë.

Edhe kur jeni të lodhur gjeni forcë për tu marr me fëmijët tuaj. Sepse, prindërit pasiv që ju mungon bashkpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, rrisin fëmijë dembel.

Prandaj, ju prindër, jinni prindër kërkues të vëndosur, të qetë dhe të gatshëm të trajtoni secilin moment të fëmijeve tuaj.

Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale. Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat