3 gabimet e mëngjesit që po na plakin para kohe

Life style

3 gabimet e mëngjesit që po na plakin para kohe

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Mëngjesi është pjesa më e rëndësishme e ditës, ndaj duhet t’i kushtoni shumë rëndësi rutinës suaj pasi hapni sytë. Ja cilat janë gabimet themelore që nuk duhet t’i bësh në mëngjes, në mënyrë që të ndihesh më e freskët dhe më e çlodhur:

Hidratimi vetëm i fytyrës

Të gjithë e dimë që kemi nevojë për ta hidratuar fytyrën në mëngjes, por harrojmë se edhe pjesa e qafës ka nevojë gjithashtu për hidratues. Sipas mjekëve rekomandohet edhe hidratimi i zonës së qafës çdo ditë, sepse eliminon krijimin e rrudhave, rrit elasticitetin dhe pigmentin.

Krehja e flokëve të lagur

Krehja e flokëve të lagur nuk është ide e mirë. Flokët janë të prirur të këputen më shpejt kur i kreh të lagur, kështu që thaji mirë me tharëse ose me peshqir para se t’i krehësh!

Ngrihesh menjëherë nga shtrati

Të kërcesh nga shtrati sapo zgjohesh, nuk i bën aspak mirë trupit. Ky veprim mund të të çojë në ulje tensioni, marrje mendsh dhe plogështi. Mundohu t’i japësh vetes pak kohë para se të lësh shtratin… deri në zilen e dytë të alarmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat