Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Life style

Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 07:03
Ilustrim

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2020.

Ministri Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë. (Nisja nga MTI-ja, ora 08:45)

Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Kuvendit i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e gjashtë të rregullt. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban mbledhjen e radhës.(Kuvendi i Komunës së Gjilanit-ish objekti i gjykatës, ora 10:00)

Bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë. (Mitrovicë, ora 11:00)

Shoqata e Naftëtarëve mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dorëzon padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit për mos respektim të Ligjit të Duhanit. Më pas do të ketë konferencë për medie. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, ora 11:00)

Kolegji “Heimerer” mbjell rreth 50 drunj në hapësirën e rreth-rrotullimit që ndodhet afër qendrës tregtare “Albi Mall”. I pranishëm në këtë aktivitet, përveç drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës, do të jetë edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi. (Ora 11:00)

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit. (Ambientet e Rektoratit të Universitetit të Gjakovës, ora 12:00)

Hapet ekspozita vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizuale të Kosovës (AAVK). (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari mban takimin e dytë me publikun për këtë vit, për t’i njoftuar nga afër qytetarët për qeverisje e tij. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 14:00)

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, Fatlum Osmani, mban konferencë për media. (Komuna e Podujevës, ora 14:00)

Ipeshkvia e Kosovës organizon programin e Festës së Krishtlindjes 2020. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 23:30)

Agjenda:

Ora 23:30: Koncert i Krishtlindjes nga një grup studentësh të Akademisë së Muzikës dhe fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat