Gabimet që duhet t'i shmangni gjatë aplikimit të 'eyeliner'-it

Life style

Gabimet që duhet t'i shmangni gjatë aplikimit të 'eyeliner'-it

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Foto Ilustrim

'Eyeliner’-i është krijuar për ta formësuar syrin në bazë të dëshirës suaj, mirëpo, nëse ju e aplikoni ‘eyeliner’-in në mënyrë të gabuar, atëherë me shumë gjasë krijoni efekt të kundërt. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që t’i shmangni gabimet, që i kemi renditur më poshtë, gjatë procesit të aplikimit të ‘eyeliner’-it.

Gabimi i parë: Tërheqja e lëkurës së syrit gjatë aplikimit të ‘eyeliner’-it

Ky është gabimi më i madh, pasi që tërheqja e kësaj pjese të lëkurës bën që lëkura të lëshohet dhe si rrjedhojë të shfaqet një shenjë e pleqërisë së parakohshme. Kjo pjesë e lëkurës duhet trajtuar me shumë kujdes.

Zgjidhja: Vendoseni një pasqyrë në nivelin e gjoksit, mbajeni mjekrën lart dhe shikohuni në pasqyrë gjatë kohës kur e aplikoni ‘eyeliner’-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat