A mund t’i besosh sërish një partneri që të ka tradhtuar një herë? Studiuesit thonë se…

Life style

A mund t’i besosh sërish një partneri që të ka tradhtuar një herë? Studiuesit thonë se…

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Ilustrim

Ju keni shumë të drejtë të jeni mosbesues ndaj dikujt që ka tradhtuar një herë dhe kjo mbështetet edhe nga një studim i publikuar në “Archives of Sexual Behavior”.

Sipas “Life Hacks”, studiuesit kanë survejuar persona në marrëdhënie afatgjatë, për historikun e tyre të tradhtive. Mes atyre që nuk kishin qenë besnikë në marrëdhëniet e mëparshme, 30 për qind kishin tradhtuar edhe partnerët aktualë.

Kjo, krahasuar me vetëm 13 për qind të atyre që nuk i kishin tradhtuar kurrë partnerët e mëparshëm.

Ky raport qëndron si për burrat, ashtu dhe për gratë dhe mbështetet edhe nga studime të mëparshme. Studiuesit kanë arritur në atë që e etiketojnë “efekti prag.”

Kur tradhton një herë, të kryesh sërish një akt të tillë, mund të duket si diçka jo shumë e madhe, thotë bashkautori i studimit, Frank Dattilio, psikolog klinik në Allentown.

Por kjo nuk do të thotë që tradhtarët nuk mund ta ndryshojnë sjelljen e tyre.

Duhet kujtuar që plot 70 për qind e atyre që kishin tradhtuar në të shkuarën, ishin besnikë në marrëdhëniet aktuale.

E po si ta dish që një tradhtari tani mund t’i besohet?

Flisni me partnerin për tradhtinë – si kur e ka kryer ndaj jush, apo ndaj dikujt tjetër dhe shikoni si do të reagojë, thotë Dattilio.

Nëse partneri e kalon atë temë dhe sillet sikur nuk keni të drejtë të preokupoheni për të, mund të keni arsye për t’u shqetësuar, shton ai.

Kjo është një shenjë që partneri nuk e vlerëson shumë besnikërinë. Por nëse partneri tregohet i hapur për çfarë ka ndodhur, pranon që ishte një gabim i tmerrshëm dhe duket sinqerisht i thyer nga kjo arsye, atëherë mund ta dini që e merr tradhtinë aq seriozisht sa ju, thotë Dattilio.

Dhe ju keni një arsye të fortë për ta besuar sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat