Truri më së miri funksionon në mbrëmje

Life style

Truri më së miri funksionon në mbrëmje

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Foto Ilustrim

Studimi i kryer në Universitetin Adelaide, ka treguar se, aftësia e trurit të njeriut për të mësuar dhe mbajtur mend, varet shumë nga koha e ditës, dhe se, truri më efektshëm mëson në mbrëmje.

Pos kësaj, është dëshmuar që kjo kohë, është më e mira për operimin e trurit, apo për të marrë terapi e ilaçe.

Shkencëtarët që kanë punuar në studim, mendojnë se rezultatet e studimit të tyre do ndihmojnë, si studentët, ashtu edhe të sëmurit, të cilët janë në shërim të ndonjë lëndimi apo sëmundje të trurit.

Deri tek përfundimet e sipërpërmendura, shkencëtarët kanë ardhur pasi që kanë kryer hulumtim me të anketuarit, të cilëve ua kanë mbështjellë një membranë rreth kokës, për të stimuluar aktivitetet e trurit, të cilën e kanë lidhur me simulantin elektrik në dorën e të anketuarit.

Është dëshmuar që truri në mënyrë të ndryshme, kontrollon lëvizjet e dorës në kohë të ndryshme të ditës, dhe se, më së miri funksionon gjatë mbrëmjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat