Kurat më të lehta për ta kontrolluar zbokthin dhe rënien e flokëve

Life style

Kurat më të lehta për ta kontrolluar zbokthin dhe rënien e flokëve

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Foto Ilustrim

Muajt e ftohtë me vete sjellin edhe disa vështirësi. Lëkura e tharë, zbokthi dhe rënia e flokëve janë disa prej tyre. Mënyra më e lehtë për t'u marrë me to është përdorimi i disa përbërësve, që mund t'i gjeni në kuzhinën tuaj

1. HIRRA DHE LIMONI

Ky kombinim ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve dhe vepron si hidratues natyral gjatë stinës së dimrit. Shëron thatësinë e lëkurës së kokës dhe redukton zbokthin. I qitni disa pika lëngu të limonit në hirrë dhe e aplikoni në flokë si maskë. Lëreni që të thahet e më pas e shpëlani.

2. MASAZHI ME VAJ TË NGROHTË

Për ta rikthyer forcën dhe shkëlqimin e flokëve, i bëni masazh lëkurës së kokës me vaj të ngrohtë. Kështu ushqehen rrënjët e flokëve dhe lëkura e kokës kundër erërave të dimrit.

3. VAJI DHE KAMFURI

Për të pasur kokë dhe flokë të freskët, e përzini një sasi të vogël të kamfurit me vaj dhe aplikojeni në lëkurën e kokës suaj. Kështu reduktohet zbokthi dhe kruajtja e lëkurës së kokës.

4. AVULLI

Kjo ndihmon në rikthimin e lagështisë dhe forcës së flokëve. Me avull hapen rrënjët e flokëve dhe absorbojnë më shumë materie ushqyese. Mbi të gjitha, avulli ndihmon në rritje të flokëve të shëndetshëm, redukton rënien dhe i bën flokët me shkëlqim.

5. NIMI DHE VAJI I KOKOSIT

Nimi (Azadirachta indica) dhe vaji i kokosit kanë ndikim kundër kërpudhave që prekin lëkurën e kokës, të cilat e skuqin atë dhe shkaktojnë kruajtje. Së bashku përbëjnë një antiseptik edhe kundër zbokthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat