E keni menduar se pse nuset vishen me të bardha?

Life style

E keni menduar se pse nuset vishen me të bardha?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

E keni pyetur ndonjëherë veten përse fustani i bardhë vishet ditën e dasmës dhe jo një ngjyrë tjetër? Sa e lashtë është kjo traditë dhe ku e futi në modë?

Është një traditë në dukje e përjetshme, që bëhet shpesh është thelbi i fantazisë që kanë vajzat e vogla mbi dasmën e tyre. Sipas një sondazhi nga “Brides Magazine”, në vitin 2018, rreth 83% e nuseve kishin veshur fustane të bardha në ditën e tyre të martesës.

Një shifër e tillë ngre natyrshëm pyetjen: Po pse e lidhim të bardhën me fustanet e nusërisë? Dhe qëkur ka ekzistuar kjo traditë?

Revista Godey’s dhe Lady’s Book, një botim kryesor për gratë në shekullin XIX, e trajton kështu këtë çështje në një artikull në gushtin e vitit 1849. “Zakonisht, që nga kohërat më të lashta, vajzat kanë zgjedhur të bardhën si ngjyrën e duhur të fustanit të nusërisë, si emblemë e freskisë dhe pastërtisë së vajzërisë.”- thuhet në artikull.

Atëherë kur dhe ku lindi veshja e bardhë e dasmës?
Kjo praktikë ka të ngjarë të shkojë më shumë se 2000 vjet pas në kohë, me origjinën tek Republika Romake (509-27 Para Erës Sonë), kur nuset mbanin veshur një tunikë të bardhë.

Ngjyra e bardhë përfaqësonte pastërtinë, duke simbolizuar si dëlirësinë e një gruaje, ashtu edhe kalimin e saj në statusin e një grua romake të martuar. E bardha lidhej me Vestën, Perëndesha e virgjër e vatrës së shtëpisë dhe familjes, e cila shërbehej nga priftëreshat e tempullit të veshura me veshje të bardha.

Pas rënies së Perandorisë Romake, veshja e bardhë e martesës doli nga moda. Nga Mesjeta deri në mesin e shekullit XIX-të, shumë nuse visheshin me fustanin e tyre më të mirë, ose blinin një fustan të ri që mund të vishej sërish me vonë. E bardha nuk ishte një zgjedhje praktike në një botë që nuk kishte ujë të rrjedhshëm.

Një martesë mbretërore, e ringjalli disi tendencën e veshjes së nuseve me të bardha. Mbretëresha britanike Viktoria, zgjodhi të heqë dorë nga tradita mbretërore e veshjes së rrobave tradicionale të kurorëzimit, kur u martua me Princin Albert më 10 shkurt 1840.

Në vend të kësaj, ajo veshi një fustan të bardhë, që u shfaq në gazetat dhe revistat në mbarë botën. Stili dhe ngjyra e fustanit të saj u kopjua në të gjitha kontinentet, ndërsa gratë aspironin të dukeshin si mbretëresha e re, tërheqëse, njëlloj si publiku imiton sot të famshmit.

Veshja e një fustani të bardhë ditën e martesës, u bë më shumë një simbol i pasurisë dhe i statusit të ngritur sesa i virgjërisë. Vetëm nuset e pasura, mund të vishnin një fustan të bardhë prej mëndafshi, kur martoheshin në vende të pastra dhe elegante në Mesin e Epokës Industriale të shekullit XIX-të.

Fustani i bardhë, nuk do të bëhej popullor në Evropë dhe Amerikën e Veriut deri para viteve 1930, dhe nuk do të rrënjosej realisht në ndërgjegjen e publikut deri në Luftën e Dytë Botërore. Me racionimin e pëlhurës gjatë Luftës së Dytë Botërore në SHBA, dhe një vale të mëdha dasmash kur ushtarët amerikanë u rikthyen nga fronti, lufta shkaktoi ndryshime në modelimin e veshjeve të dasmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat