Artistët e grimit janë unanimë: Ky është trendi kryesor i grimit për sezonin e dimrit!

Life style

Artistët e grimit janë unanimë: Ky është trendi kryesor i grimit për sezonin e dimrit!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

A keni aq guxim sa të provoni këtë trend të ri?

Bëhet fjalë për buzët vamp. Të gjitha nuancat e errëta të buzëkuqit, nga e kuqja e errët deri te ngjyra vjollcë blu, janë në trend këtë sezon.

Artistët e grimit theksojnë se kjo tendencë duhet të paraqitet me kujdes, sepse edhe me gabimin më të vogël, mund të dukesh shumë keq

Para së gjithash, është e nevojshme të përcaktoni hijen që shkon më mirë me fytyrën tuaj, në mënyrë që të mos dukeni sikur nuk keni fjetur mjaftueshëm gjumë.

Gjithashtu, nuk rekomandohet që të bartet gjatë ditës.

Artistët e grimit thonë që kjo mënyrë e grimit, megjithatë, është e rezervuar për orët e mbrëmjes dhe për disa raste më solemne.

Përfundimisht është trend, i cili është për ato dama që janë më të guximshme.

A ju pëlqen kjo mënyrë e grimit? Na shkruani… 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat