Sinjalet të cilat i japin qentë para se t’ju sulmojnë dhe t’ju kafshojnë: Kjo është shenja e parë e paralajmërimit!

Life style

Sinjalet të cilat i japin qentë para se t’ju sulmojnë dhe t’ju kafshojnë: Kjo është shenja e parë e paralajmërimit!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Shkaqet për sjellje agresive të qenve janë të ndryshme, mirëpo, para së gjithash, duhet kushtuar kujdes edhe mënyrës se si sillemi ne ndaj atij qeni

Përkatësisht, duhet patjetër të shohim sa jemi të informuar mirë për atë se si i tregojnë qentë shenjat të cilat i paraprijnë agresionit.

Treguesi i parë që tregon një qen është përpjekja për t’u larguar nga burimi i stresit. Ai do t’i ulë veshët dhe do të largohet

Nëse rastësisht nuk e lejojnë të shkojë, ai do ta shtrijë trupin në tokë dhe do ta ulë bishtin.

Ai do të jetë plotësisht i ngurtë dhe do të shikojë në një drejtim.

Por nëse jemi aq këmbëngulës, sa për t’i injoruar të gjitha këto shenja, qeni do të fillojë të hungërojë.

Hungërimi tregon se ne kemi lënë pas dore çdo gjë tjetër, dhe kjo është arsyeja pse nuk është mirë të ndëshkosh qenin kur hungëron, por të largohesh prej tij.

Kërcitja e dhëmbëve është një tjetër tregues që i paraprin kafshimit, dhe në të njëjtën kohë shenjë e fundit paralajmëruese. Pas kësaj qeni kafshon.

Ekspertët paralajmërojnë se ndëshkimi i hungërimeve çon drejtpërdrejt në kapërcimin e të gjithë sinjaleve të tjera paralajmëruese, duke e çuar kështu në agresion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat