Largoni aknet me këto mënyra natyrale

Life style

Largoni aknet me këto mënyra natyrale

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Ndonjëherë bimët mund të zëvëndësojnë preparatet mjekësore dhe të jenë zgjidhja e duhur për ata që kanë probleme me lëkurën.

Sipas një studimi shkencor është vërtetuar se trumza (Thymus vulgaris) ndihmon ata që kanë probleme me aknet në veçanti.

Kjo bimë u bën mirë individëve te të cilët për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës, shfaqet reaksioni irritues në kremrat antibakteriale.

Për të vërtetuar nëse ilaçi shërues në të vërtetë mund të ndihmojë aknet, shkencëtarët kanë testuar efektin e ekstraktit të tij alkoolik në P. Aknes, bakterin i cili shkakton aknet, respektivisht nxit infeksionet e poreve të lëkurës.

Rezultatet e testimit kanë treguar që tinktura bimore e fituar nga trumza vret bakteret vetëm pas pesë minutash veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat