Buzët e buta janë tregueset e para të bukurisë fizike

Life style

Buzët e buta janë tregueset e para të bukurisë fizike

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Pasi që lëkura në buzë thahet lehtë, duhet t'u kushtoni më shumë kujdes. Pa marrë parasysh se çfarë e ka shkaktuar dukjen jo tërheqëse të buzëve tuaja këshillat në vijim do të duhej t'ju ndihmojnë nëse tashmë keni buzë të thara, e gjithashtu të veproni në mënyrë parandaluese.

- Në buzë aplikoni vetëm balsam natyral. - Mbrojtjen mund ta realizoni duke aplikuar gjalpë natyrale në buzë dhe ta lini në to për një kohë për të vepruar.

- Para aplikimit të ngjyrës për buzë e aplikoni një losion bimësh ose balsam në buzë. - Një qeskë të çajit të zi e nxirrni nga uji i ngrohtë dhe e shtypni në buzë për disa minuta. Kjo do ta përmirësojë hidratimin natyral të buzëve. - Mos i lëpini buzët.

- Një pjesë të hollë të garzës së pambukut e lyeni me gjalpë natyrale, e qitni mbi buzë dhe e mbani 20 minuta. - Para se të shkoni për të fjetur ngjyrën nga buzët gjithmonë e hiqni duke përdorur preparat bimor për pastrim, e më pas e aplikoni një shtresë të hollë të gjalpit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat