Kujdesi për flokët dhe stili që ju përzgjidhni ka ndikim të madh në mënyrën se si dukeni

Life style

Kujdesi për flokët dhe stili që ju përzgjidhni ka ndikim të madh në mënyrën se si dukeni

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Foto Ilustrim

GABIMI: STILI I FLOKËVE QË NUK PËRSHTATET ME TIPIN E FLOKËVE

Stili i flokëve duhet të jetë i përshtatshëm për tipin e flokëve. Stilisti i flokëve që punon me të famshmet, Mark Garrison, thotë: "Nëse flokët tuaj pasi që të thahen nuk e krijojnë stilin e flokëve tuaj të preferuar, atëherë ky stil nuk ju përshtatet". 

GABIMI: NGJYRA E GABUAR

Ngjyra e flokëve duhet të përshtatet me nuancën e lëkurës suaj. Nëse ju e keni këtë problem, atëherë duhet të filloni me ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Profesionistët mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim, duke ua propozuar ngjyrën e flokëve, që më së shumti i përshtatet nuancës së lëkurës suaj.

GABIMI: NGARKIMI I FLOKËVE ME SHUMË PRODUKTE

Shumica e femrave, që kanë flokë mbresëlënës, bëjnë që të mos duken aq bukur kur i ngarkojnë me sasi të madhe të produkteve të ndryshme. Shumica e ekspertëve të bukurisë dhe stilistëve të flokëve rekomandojnë përdorimin e sa më pak produkteve të flokëve. Serumi e balsami janë të përshtatshëm për pothuajse çdo tip flokësh.

GABIMI: NDARJA E PAPËRSHTATSHME PËR FORMËN FYTYRËS

Stili i qëlluar i flokëve, që përshtatet me formën tuaj të fytyrës, mund të bëjë që ju të dukeni edhe më bukur. Dhe, ndonëse kjo gjë varet nga preferenca personale, më poshtë ua kemi sjellë disa rregulla të përgjithshme. Femrat me fytyrë në formë zemre duhet të mos i ndajnë flokët në mes. Femrat me fytyrë në formë katrori duhet t'i ndajnë flokët në mes, ndërsa femrat me fytyrë ovale duhet ta zgjedhin njërën anë, për t'i kthyer flokët e tyre.

GABIMI: STILET QË EKSPOZOJNË RRËNJËT E FLOKËVE

Shpeshherë ndodh që pak kohë pasi t'i keni ngjyrosur flokët rrënjët e tyre ta humbasin ngjyrën dhe një gjë e tillë të jetë tejet e dukshme. E, për të qenë në gjendje që t'i mbuloni rrënjët e flokëve, duhet të zgjidhni stile të përshtatshme flokësh, siç është stili i flokëve të lëshuar e të valëzuar.

GABIMI: HEZITIMI PËR T'I SHKURTUAR FLOKËT MË SHPESH

Kur kalon një kohë e gjatë pa i shkurtuar flokët, atëherë ata duken të vdekur dhe me fund të pabarabartë. Nëse assesi nuk mund të shkoni tek stilisti juaj i flokëve, atëherë, kohë pas kohe, mund t'i shkurtoni flokët tuaj vetë.

GABIMI: THEKSIMI JONATYRAL I FLOKËVE

Theksimi i disa pjesëve të flokëve bën që të dukeni bukur, mirëpo një gjë të tillë duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që theksimi i flokëve ta krijojë përshtypjen që flokët tuaj kanë ngjyrë të tillë natyrale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat