Si t'i shndritni me kanellë flokët për 2 deri 3 nuanca?

Life style

Si t'i shndritni me kanellë flokët për 2 deri 3 nuanca?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Te përdorimi i maskës për flokë me kanellë, mund të arrini jo efektin e dëshiruar, por do të forconi edhe folikulat dhe do ta përshpejtoni rritjen e flokëve. E gjithë kjo për faktin se kanella është prodhim i veçantë i pasur me përbërës të pasur, sidomos me vitamina dhe antioksidues.

Efekti më i mirë arrihet në ndriçimin e flokëve ezmere të ndritshme, me një trajtim nuancat ndryshojnë për 2 deri 3 nuanca. Femrat brune duhet të kenë durim dhe ta përsëritin procedurën disa herë. Ndodh që edhe të mos ketë rezultate, gjithçka varet nga struktura dhe ngjyra e flokëve. Por, për çdo rast, një tentim nuk kushton gjë. Pas maskës me kanellë, flokët me siguri se do të jenë të buta, cilësi të mëndafshtë dhe do të gjallërohen.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR MASKË:

3 lugë mjaltë 3 lugë kanellë 5-6 lugë balsam për flokë MST/ Përgatitja e maskës: Sasia e këtyre përbërësve mjafton vetëm për një përdorim, për flokë të gjatë. Për flokët me gjatësi mesatare, sasinë e përbërësve ta ndani përgjysmë. Në një enë prej qelqi apo plastikës përzieni mjaltin dhe kanellën. Përzieni ngadalë, që të bashkohen mirë. Kur masa të jetë bashkuar, shtoni balsamin për flokë. Përsëri i përzieni bashkë. Tashmë kjo maskë është e gatshme për ta vënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat