Si të dukeni bukur pa grim në fytyrë?

Life style

Si të dukeni bukur pa grim në fytyrë?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Nëse besoni se mund të dukeni bukur vetëm me grim në fytyrë atëherë mashtroheni! Krejt për çfarë keni nevojë janë uji i ftohtë, një lugë, një piskatore, një lakues i qerpikëve, balsami për buzë, një sfungjer, një brushë e vjetër e dhëmbëve dhe kremi. Me disa këshilla të thjeshta do të dukeni freskët dhe bukur pa grim në fytyrën tuaj.

KËSHILLAT

  Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe poret do të jenë më të vogla e fytyra më e freskët. - Mbajeni një lugë në frigorifer dhe atë në mëngjes e mbani mbi sy për t'i reduktuar ënjtjet dhe qeskat nën sy. - Dy herë në javë e fërkoni fytyrën me një sfungjer paksa më të vrazhdë, në këtë mënyrë do t'i mënjanoni qelizat e vdekura, e kjo është e rëndësishme për një lëkurë të bukur.

- Për çdo ditë aplikoni krem hidratues. - Rregullisht i shkulni vetullat dhe i mbani të rregulluara. Pak para daljes i krihni me brushë. - Buzët për çdo ditë i fërkoni lehtë me një brushë të vjetër për dhëmbë e më pas i lyeni me balsam, veçanërisht para daljes. Ato do të jenë më të buta e më të kuqe. - Qerpikët i lakoni me lakues dhe do të duket sikur keni përdorur maskarë. - Gjatë ditës kohë pas kohe i shtrëngoni faqet me gishtërinj, kjo do t'jua japë një ngjyrë të bukur të kuqe. - Gjithmonë kujdesuni që flokët t'i keni të pastër e të rregulluar, sikur edhe thonjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat