Hunda e theksuar: Tri rregulla për stil ideal të flokëve, për ta mbuluar këtë mangësi

Life style

Hunda e theksuar: Tri rregulla për stil ideal të flokëve, për ta mbuluar këtë mangësi

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Mu sikurse veshja, edhe stili i flokëve në mënyrë vizuale mund ta ndryshojë formën e fytyrës ose t'jua mbrojë mangësitë. Kjo sidomos për ato femra që kanë një pjesë më të theksuar në fytyrë, hundën për shembull. A dëshironi që përmes flokëve të theksoni vetëm atë më të mirën e fytyrës, ju sjellim 3 rregulla për stil të përsosur të flokëve, dedikuar femrave me hundë të theksuar.

STILI I FLOKËVE

Flokë të gjatë e të prerë shkallë-shkallë, jo më të shkurtra se deri në supe, është stili ideal për fytyrë me të cilin dominon hunda. Shtresat e flokëve japin volum dhe do ta largojnë përqendrimin te hunda. Po ashtu, balluket janë zgjedhje e mirë, por duhet të jenë nga anash dhe jo aq të shkurtra. Balluket e shkurtra e theksojnë hundën.

NDARJA E FLOKËVE

Ndarja në mes e flokëve luan rol të rëndësishëm në formimin vizual dhe theksimin apo mbulimin e linjave të fytyrës. Nëse dëshironi ta hiqni theksimin e hundës, atëherë shmangni ndarjen në mes të flokëve. Mund të jenë të ndara vetëm disa centimetra sa për elegancë.

CILËSIA

Valët e buta ose kaçurrelet e shumta të flokëve japin volum dhe zgjerojnë fytyrën, prandaj sugjerohen për femrat me hundë të theksuar. Valët, sidomos ato të parat rreth fytyrës, duhet të drejtohen nga jashtë. Po ashtu edhe kaçurrelet, nuk do të guxonin të fillojnë nga lëkura e kokës ose deri te gjysma e veshëve. Shmangni vendosjen e flokëve nëpër fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat