Ky shkrim i dedikohet gjithë atyre vajzave të forta…

Life style

Ky shkrim i dedikohet gjithë atyre vajzave të forta…

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Ilustrim

Ky shkrim I dedikohet gjithë vajzave të forta… Atyre që qajnë thjeshtë për një shkrim që lexojnë diku. Sepse aty gjejnë veten e tyre në disa fjalë….

Atyre vajzave që kalojnë një jetë të tërë duke vuajtur humbjen e dikujt, duke qarë në heshtje. Atyre që shpirti ju dhemb por askush nuk I kupton…

Atyre vajzave që falin buzëqeshje çdo kujt, edhe kur kanë nevojë që dikush t’i dhuroj buzëqeshje atyre.

Atyre vajzave ëndërrimtare, që shtrihen për gjumë, duke shpresuar që e nesërmja do të jetë një ditë më e lumtur…

Atyre vajzave që janë kokëforta por që kanë një zemër të mirë.

Atyre që për dashurinë kanë bërë shumë hapa vetëm për të mos humbur dikë, por më në fund e humbën gjithsesi.

Atyre vajzave që duke dëgjuar një këndë, kujton për atë, që më parë I lumturoj, dhe pastaj e zhgënjeu duke u larguar nga ajo.

Për ato vajza që edhe pse shumë herë jeta I lëndoj, morën guximin të jetonin përsëri me një fije shprese…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat