Tri arsye pse gratë që martohen me burra më të rinj se vetja janë më të lumtura

Life style

Tri arsye pse gratë që martohen me burra më të rinj se vetja janë më të lumtura

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Ilustrim

Shumica e grave martohen me burra që janë 1-3 vjet më të mëdhenj në moshë se ato, duke besuar se është gjëja më e mirë për to. Rezulton se mund të ishte edhe më mirë.

Sipas një mjeku dhe eksperti të marrëdhënieve, gratë që lidhen me burra që janë dukshëm më të rinj se ato, kanë tendencë të jenë më të lumtura dhe më të kënaqura.

Motivet e mundshme janë këto:

Një hendek moshe rreth 10 vjet është më i përshtatshëm

Pas hulumtimit, u zbulua se gratë që ishin në një lidhje me një burrë rreth 10 vjet më i ri se ato, ishin më të lumturat. Ato ishin gjithashtu më të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre në krahasim me zonjat që takonin burra të moshuar ose burra që ishin në moshë të afërt me to.

Gratë ndihen më dominuese në këto marrëdhënie

Ndërsa nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të pretenduar në lidhje me rezultatet, studiuesi ka parashtruar arsye të mundshme pse gratë mund të ndjehen më komode me burrat më të rinj në moshë. Sipas tij, gratë marrin hapësirë në këtë marrëdhënie dhe kanë më shumë mundësi për barazi.

Edhe burrat janë të lumtur

Hulumtimi shton gjithashtu se të duash dhe të kënaqësh një grua më të madhe në moshë, mund t’i bëjë burrat më produktiv, njëherësh më të lumtur të dy partnerët. Ekspertë të tjerë kanë shtuar se këta çifte kanë pajtueshmëri më të mirë, pjekuri, si dhe mund të jenë prindër më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat