Test: Mësoni si të kuptoni personalitetin tuaj duke shikuar formën e hundës tuaj

Life style

Test: Mësoni si të kuptoni personalitetin tuaj duke shikuar formën e hundës tuaj

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Keni dëgjuar shpesh që sytë thonë shumë për ju, por edhe hunda me sa duket ka shumë për të thënë.

Pak kohë më parë, një studim erdhi në përfundimin se në Evropë dhe Mediteran janë gjithsej 14 tipa të hundëve

Pas shumë testimeve, këto janë disa përfundime në të cilat ka ardhur studimi se çfarë do të thotë hunda juaj për personalitetin tuaj

Çfarë do të thotë hunda juaj për juve? Zbulojeni më poshtë!

Hunda romake – Njerëzit më këtë tip të hundës të zgjatur, me një majë që ulet poshtë, janë të guximshëm dhe kanë aftësinë të marrin vendime dhe të mendojnë kthjellët. Ata janë shumë ambicioz dhe iu pëlqejnë sfidat.

Hunda e shkurtë – Një hundë e shkurtër zakonisht do të thotë se keni pak vetëbesim. Shpesh shprehni opinione që nuk kanë konkluzion ose janë të ngushtë. E doni shumë lirinë, por jeni edhe xheloz.

Hunda shqiponjë – Kjo hundë tregon se personi është strategjik. Gjithashtu është shumë i fuqishëm mentalisht dhe fizikisht.

Hunda e sheshtë – Ata me këtë lloj hunde me majë lartë, duke bërë vrimat e hundës të dukshme, shpesh janë të papjekur. Thonë të jenë shumë të ditur për njerëzit dhe botën, por në fakt janë vetëm të pakujdesshëm.

Hunda celestiale – Kjo hundë është e ngjashme me të sheshtën, por maja është vertikale dhe e rrumbullakët. Shpesh këta persona janë praktik, të balancuar dhe përkrahës të mirë.

Hunda greke – Njerëzit me këtë hundë janë tolerant dhe mendojnë kthjellët. Ata janë shumë të përmbajtur dhe përkrahës. Kanë prirje për art.

Hunda grep – Kjo është e zakonshme për persona që kanë pritje të larta për sukses në jetën e tyre. Gratë me këtë hundë janë shumë të zonja në edukim.

Hunda mishore – Kjo hundë është e zakonshme për burrat më shumë. Janë emocional, të ndjeshëm dhe dorëlirë. Janë të kujdesshëm por nuk bëjnë spekulime. Janë të zotët ne ekonomi dhe menaxhment.

Hunda e parregullt – Kjo simbolizon një person kokëfortë dhe të fuqishëm, por shumë dorëlirë.

Hunda e sheshtë – kjo hundë ka shumë aftësi dhe iu pëlqen të kënaqen. Janë paksa pesimist.

Hunda e ngushtë – njerëzit me këtë hundë kanë shumë vetëbesim, janë kokëfortë, të dobët emocionalisht dhe iu pëlqejnë tematikat spirituale.

Hunda e lartë – këta njerëz zakonisht janë shumë të kuptueshëm ndaj artit dhe gjësendeve të bukura. Janë shpirtra të paqetë që e vlerësojnë kohën që kalojnë vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat