Katër modele të sjelljes së meshkujve

Life style

Katër modele të sjelljes së meshkujve

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Mund të thuhet se meshkujt, përfundimisht, mendojnë dhe funksionojnë ndryshe nga femrat, prandaj nuk habitë fakti që shpesh vjen deri te mosmarrëveshjet midis bashkëshortëve.

Ju njoftojmë me katër modele të sjelljes së meshkujve, të cilat do t’ju ndihmojnë që ta kuptoni burrin tuaj më mirë dhe të mos keni grindje të shpeshta me të.

Mos e ngucni derisa punon

Shumica e femrave janë në gjendje që në të njëjtën kohë të telefonojnë, gatuajnë, lajnë enët, derisa meshkujt, gjë që është dëshmuar edhe shkencërisht, mund të përqendrohen vetëm në një gjë në një kohë të caktuar. Për këtë shkak, mos e pengoni burrin tuaj derisa punon, sepse në këtë mënyrë vetëm sa do ta bëni nervoz, bile ndoshta edhe agresiv.

Mos insistoni që t’ju shikojë në sy

Ju mundon ndonjë gjë dhe këtë doni ta ndani me burrin tuaj. Por, ai në vend se t’ju dëgjojë, shëtitë poshtë e lart dhe shikon sa andej e këndej, në vend se t’ju shikojë juve. Ju bëheni nervoze, meqë ju duket se atij nuk i interesojnë problemet që i keni ju. Kështu edhe fillojnë shumica e grindjeve. Por, shtrohet pyetja, pse meshkujt sillen kështu? Meshkujt bëhen nervozë kur, gjatë bisedës, i shikoni drejt në sy. Nuk është se nuk ju dëgjon, por ai më shumë preferon që t’ju dëgjojë derisa ecë, apo derisa shikon gjetiu. Për këtë shkak, mos e kritikoni më se nuk ju shikon në sy, meqë kjo nuk dmth se nuk është duke ju dëgjuar.

Mos e detyroni që të flasë për ndjenjat e tij

Mos ia shihni burrit tuaj për të madhe që nuk flet për atë që ndjenë. Kjo nuk dmth se ai nuk ka ndjenja, por thjeshtë se nuk di si të ndajë me të tjerët atë që ndjenë. Ky është një dallim i madh midis meshkujve dhe femrave. Femrat mesatarisht flasin 25.000 fjalë në ditë, derisa meshkujt vetëm 12.000, gjë që dmth se meshkujt nuk kanë nevojë që çdo mendim të tyre ta shprehin me fjalë.

Mos pritni gjithmonë kërkim të faljes

Të gjithë njerëzit gabojnë dhe shpeshherë na duhet të pranojmë se nuk kemi pasur të drejtë. Për femrat është shumë e rëndësishme që burri i tyre t’u kërkojë falje, por një gjë e tillë nuk është se ndodhë shpesh. Psikologët këtë e shpjegojnë në kuadër të ndikimit të hormonit testosteron, por edhe në kuadër të rolit që ka mashkulli në shoqëri. Kjo nuk dmth se ata nuk janë të vetëdijshëm për gabimet e tyre, por që pendimin më me dëshirë e shprehin me veprime, sesa me fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat