Të brendshme të kuqe edhe për këtë ndërrim vitesh

Life style

Të brendshme të kuqe edhe për këtë ndërrim vitesh

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Chiara Ferragni

Veshjet e kuqe natën e ndërrimit të viteve janë këshilla për femrat që vjen nga stilistët italianë.

Të brendshme dhe veshje të kuqe për natën e ndërrimit të viteve. Kjo është këshilla e fundit për këtë vit për femrat, që vjen nga modelet dhe influencueset më të famshme të Instagramit.

Ndër nismëtaret kryesore është edhe stilistja e famshme italiane Chiara Ferragni, një prej influencueseve më të mëdha në botë për modën, e renditur në krye të listës Forbes në vitin 2017 në listën personave më me ndikim në këtë fushë.

Këtë tendencë e kanë ndjekur edhe modele e figura të famshme të ekranit në Itali si Paola Turani, Beatrice Vali, Elisabetta Canalis e Francesca Chillemi.

E kuqja është jo vetëm një ngjyrë pasioni por edhe traditë e festës së Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Është një simbol oriental me prejardhje nga Kina dhe lidhet ndër të tjera edhe me mbarësinë, begatinë, fertilitetin e dashurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat