Dy më mirë se një! Të pini se bashku ju bën të lumtur…

Life style

Dy më mirë se një! Të pini se bashku ju bën të lumtur…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Gjërat më të zakonshme ndodh që të kenë ndikimin më të madh në një marredhenie.

Çiftet, të cilët pijnë së bashku janë në përgjithësi më të lumtur , tregon një studim.

Fiks sikur po kërkonim një shkak!

Para se të filloni, duhet të mbani mend se nuk ka të bëjë me të qenit alkoolistë dhe të dehur çdo ditë. Pirja në shoqëri ose gjatë javës është një praktikë që bashkon çiftet.

Disa gota verë të kuqe, ose disa birra ndihmojnë çiftet që të bisedojnë pa ndrojtje, bëhen më të hapur për atë që jetojnë dhe çfarë duan.

Sipas studimit, femrat ndihen më pak të lumtura kur pijnë dhe partneri i tyre nuk i shoqëron.

Sondazhet kanë treguar rezultate të habitshme kur u pyetën se kur ata kanë më shumë kënaqësi me partnerin e tyre dhe shumica dërrmuese kanë thënë se kur pinë (pa tejkaluar) ata kënaqen me intimitetin dhe pasionin.

Burrat dhe gratë gëzojnë një marrëdhënie të këndshme. Edhe nëse kjo nuk bëhet çdo ditë, krijon një atmosferë ideale për të forcuar marrëdhënien. Dy janë më mirë se një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat