Rregullat që duhet të ndjek çdo çift i martuar

Life style

Rregullat që duhet të ndjek çdo çift i martuar

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Gjeni më të mirën

Një martesë e lumtur nuk do të thotë që ke një bashkëshort të përsosur ose një martesë perfekte. Kjo thjesht do të thotë që ju keni zgjedhur të shikoni përtej papërsosmërive në të dyja aspektet. Përpiquni përherë të bini dakord me njëri-tjetrin.

 Gjeni lumturinë

Martesa nuk të bën të lumtur, duhet të jeni ju që e bëni martesën tuaj të lumtur. Gjeni gjërat që pëlqeni të dy dhe realizojini ato. Përpiqunita bëni personin tjetër të lumtur, ndonjëherë edhe duke e vënë lumturinë tuaj në plan të dytë.

  Mos kërko përsosmëri

Një martesë e suksesshme nuk është bashkimi i dy njerëzve të përsosur. Është ajo e dy njerëzve të papërsosur që kanë mësuar vlerën e faljes dhe të hirit. Duhet të kuptosh se asnjë person nuk është perfekt dhe nuk duhet të kërkosh perfeksion tek asnjë person, për aq kohë sa as ti nuk je perfekt/e.

 Gjithçka fillon nga ju

Suksesi në martesë nuk vjen thjesht përmes gjetjes së bashkëshortit të duhur, por duke qenë bashkëshorti i duhur. Mos prit që diçka ta bëjë personi që ke në krahë. Nëse mendoni se diçka është e drejtë, filloni ta bëni ju.

Bëjeni martesën tuaj prioritet

Martesa nuk është një emër; është një folje. Nuk është diçka që ju merrni, por diçka që ju bëni. Është mënyra si e doni partnerin tuaj çdo ditë. Mos vendosni asnjë person që duhet të ketë prioritet sekondar në jetën tuaj, përpara martesës suaj që duhet të jetë prioriteti kryesor juaj.

Shpreheni dashurinë tuaj çdo ditë

Dobësia më e madhe e shumicës së njerëzve është hezitimi i tyre për t’u treguar të tjerëve sa i duan ata derisa janë ende gjallë. Mirëpo një gjë e tillë i zbeh ndjenjat. Duhet të dini se edhe ndjenjat zbehen, nëse nuk shprehen, ndaj shprehini ato pak më shpesh.

Mësoni nga e kaluara dhe ëndërroni për të ardhmen

Martesa është si një dorezë kulturore. Ajo lidh njerëzit me të kaluarën dhe i drejton ata në të ardhmen. Nëse më parë e mendonit ta kalonit jetën vetëm, tani duhet ta projektoni jetën në çift dhe të bëni plane së bashku për të ardhmen.

 Mësoni diçka të re çdo ditë

Një martesë e mirë është ajo që lejon ndryshimin dhe rritjen si individ edhe në mënyrën se si e shpreh dashurinë tënde. Mësoni diçka të re për njëri-tjetrin përditë. Mos humbisni kohë me gjëra të pavlera. Flisni për veten tuaj dhe mësoni më shumë mbi interesat tuaja të përbashkëta.

 Jeto të tashmen

Dashuria nuk ka vend për “nesër”. Nëse vjen e nesërmja, dashuro përsëri dhe akoma më shumë. Mos prit për të nesërmen për të bërë diçka që do ta forconte akoma më shumë lidhjen tuaj në çift. Nëse mendon se diçka do të shërbejë për të mirën tuaj, bëjeni atë gjë që tani.

Veprimet flasin më shumë se fjalët

Çiftet e martuara që e duan njëri-tjetrin, i tregojnë njëri-tjetrit njëmijë gjëra edhe pa folur. Mos u kapni pas fjalëve, pasi në nerva e sipër dikush mund të flasë edhe diçka të nxituar. Gjithmonë mendoni veprimet e dikujt përpara fjalëve të thëna për të kuptuar dashurinë e atij personi për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat