15 mendimet pozitive që ju ndihmojnë të tërhiqni prosperitetin në jetën tuaj

Life style

15 mendimet pozitive që ju ndihmojnë të tërhiqni prosperitetin në jetën tuaj

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Fillimi i një viti të ri shënon një moment reflektimi, të synimeve të mira, si dhe mendimeve pozitive që qëndrojnë në zemrën e secilit prej nesh. Rruga mund të jetë e ashpër ose e favorshme, përpjetë ose e sheshtë, por mbajtja në mendje e këtyre frazave do t’iu ndihmojë në kohë vështirësish.

Sipas ligjit të tërheqjes, në fakt, sa herë që mendja përqendrohet në aspektet pozitive, një proces i pavetëdijshëm ndodh automatikisht. Mendimet dhe ndjenjat, të ndihmuara nga një prej këtyre fjalive, do të kthehen në pozitive, duke ndihmuar për të kapërcyer vështirësitë dhe momentet negative.

Le t’i shohim këto fjali të shkurtra, për t’ia përsëritur vetes çdo ditë:

Unë i besoj Zotit, e di se rrugëtimi im nuk është i përsosur, por jam i sigurt se do të jetë pikërisht ai që duhet për t’u rritur si qenie njerëzore.

Unë e lë të kaluarën time që të mund të përqendrohem te e tashmja dhe të ndërtoj të ardhmen me të.

Unë e vlerësoj atë që jam, e dua trupin dhe pamjen time dhe nuk do lejoj asgjë dhe askënd të më bëjë të ndihem e parehatshme.

E di, kam gjithçka që duhet për të jetuar dhe të përpiqem të realizoj ëndrrat e mia.

Unë e dua veten për këtë që jam, kam mësuar nga dështimet dhe kam marrë mësime të rëndësishme për jetën time.

Unë jam plotësisht i aftë të menaxhoj me sukses financat e mia dhe të bëhem i pasur.

Unë jam i denjë për aq shumë dashuri, kështu që jam i sigurt që së shpejti do të gjej dashurinë e madhe, të mrekullueshme dhe të përsosur siç e kam ëndërruar gjithmonë dhe merituar.

Të kesh miq më lejon të zgjas mirësinë dhe bujarinë.

Unë gjithmonë zgjedh shpresën në çdo situatë, gjithmonë zgjedh të jem i sigurt në momente të errësirës totale.

Jam plotësisht i sigurt se do të bëhem personi që dua të jem.

Kam besim të plotë në vendimet e mia, sepse në fund të fundit ato më çojnë gjithmonë në vendin e duhur.

Unë kam atë që duhet për të krijuar fatin tim dhe atë që dua.

Unë jam i dashur nga njerëz të mrekullueshëm që do të jenë gjithmonë të disponueshëm kur të kem nevojë.

Unë zgjedh lumturinë, sepse e di që meritoj të jem i lumtur.

Mosha nuk më tremb, sepse do të përqafoj të gjitha fazat e këtij viti të mrekullueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat