4 këshilla për një grua të dashuruar

Life style

4 këshilla për një grua të dashuruar

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Mos neglizhoni që krahas higjienës personale të kujdeseni edhe për veshjen, për look-un tuaj, edhe nëse nuk keni planifikuar të dilni, por të qëndroni në shtëpi: krehja e flokëve, një buzëkuq, veshja e rrobave të këndshme etj.

Ja 4 këshilla për një grua të dashuruar:

1.Intimiteti është i rëndësishëm: Bashkëjetesa në një çift nuk do të thotë të ndani çdo gjë së bashku. Sidomos kur bëhet fjalë për intimitetin personal, ku përfshihet higjiena dhe nevojat personale. Mos gaboni të shkoni në tualet apo të depiloheni kur aty afër ndodhet edhe partneri juaj, ose të harroni derën e tualetit hapur.

2.Mos transmetoni ankth për detyrimet reciproke: Komunikimi në çift është i rëndësishëm dhe ndarja e emocioneve, qoftë negative apo pozitive, është një gjest i shëndetshëm, e megjithatë përpiquni të mos jeni alarmante. Shqetësimet tuaja mos i ktheni në ankth e për më tepër mos i komunikoni si të tilla. Nuk është e shëndetshme të flisni për jetën, familjen, por edhe për fëmijët me doza të theksuara ankthi.

3.Mos jini gjithnjë e pranishme: Misteri është një element i shumëpërfolur dhe i domosdoshëm në marrëdhëniet në çift. Prirja femërore është të jetë thuajse në çdo moment në krah të partnerit, edhe atëherë kur nuk janë bashkë fizikisht. Prania e tyre mund të bëhet e bezdisshme qoftë edhe me telefonata të shpeshta gjatë një dite. Mos kërkoni të flisni shpesh në telefon së bashku dhe jo në intervale të njëjta kohore.

4.Mos harroni të jini e bukur edhe në shtëpi: Lodhja ditore, angazhimet e detyrimet e shumta i bëjnë femrat të jenë të pakujdesshme hera-herës dhe gjëja e parë që bëjnë teksa hyjnë në shtëpi është veshja e pizhameve dhe direkt e në sulm për punët shtëpiake. Jepini rëndësi imazhit tuaj. Kjo gjë vlen edhe kur ngriheni në mëngjes nga krevati. Mos neglizhoni që krahas higjienës personale të kujdeseni edhe për veshjen, për look-un tuaj, edhe nëse nuk keni planifikuar të dilni, por të qëndroni në shtëpi. Krehja e flokëve, një buzëkuq, veshja e rrobave të këndshme etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat