Tё gënjejmë? Apo të themi gjithmonё tё vёrtetёn sado e hidhur qoftё?

Life style

Tё gënjejmë? Apo të themi gjithmonё tё vёrtetёn sado e hidhur qoftё?

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Njё anketim prestigjoz i institutit tё hulumtimeve tё tregut “Splendid Research” rezulton, se 60 pёrqind e gjermanёve gёnjejnё çdo ditё.

Por gёnjeshtra nuk ёshtё vetёm gjermane, ajo ёshtё njё dukuri globale. Studimet arrijnё nё konkluzione, se shumica e njerёzve gjatё njё bisede dhjetёminutёshe tё paktёn njё herё thonё tё pavёrteta.

49 pёrqind e tё pyeturve thonё, se nuk tregojnё tё vёrtetёn pёr tё inkurajuar njeriun e afёrt apo pёr t’i bёrё atij qejfin.

“Bashkёjetesa funksionon mirё vetёm atёherё kur nuk cёnon vetёdijen e tjetrit”, thotё sociaopsikologu nё Universitetin e Kaselit Marc-André Reinhard. Ndaj njё shoqёri pa gёnjeshtra ёshtё e paimagjinueshme.

“Ne jemi shumё tё ndjeshёm, kur ёshtё fjala pёr informacione negative lidhur me veten, pra qё dёmtojnё imazhin qё kemi ne pёr veten.” E meqёnёse shpesh e vёrteta ёshtё e dhimbshme, ne kapemi pas gёnjeshtrave tё vogla.

Pёr kёtё arsye ne preferojmë më mirё ta lёvdojmё krehjen e flokёve tё njё shoqeje, se sa t’i themi asaj sa keq qё dukesh. E po ashtu edhe shoqja nuk ta kthen p.sh “ua sa qenke trashur”. Pra nёse ti respekton vetёdijen time, edhe unё respektoj atё tёnden.

“Jam shumё mirё”. Kjo ёshtё gёnjeshtra mё e shpeshtё, qё njerёzit i thonё njeri-tjetrit. “U bllokova nё trafik” apo “sa e mirë je bërë sot” bёjnё pjesё ndёr dhjetё gёnjeshtrat e sё pёrditshmes, sikurse liston njё sondazh i Muzeut tё Shkencёs nё Londёr (Science Museum of London).

Nёse kёto shifra janё tё sakta, ёshtё e vёshtirё tё verifikohet. Sidoqoftё studiuesit nё sondazhet e tyre janё tё varur nga ajo qё thonё tё intervistuarit.

“Unё gёnjej, nё mёnyrё qё nёna ime tё jetё e kёnaqur”, shkruan njё pёrdorues nё Facebook duke iu pёrgjigjur pyetёsorit tё Deutsche Welle-se se cilat janё asyet pёr tё mos thёnё tё vёrtetёn.

Pra, rroftё gёnjeshra? Jo! Nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse shumё gёnjeshtra qё ne themi pёr t’i bёrё qejfin dikujt e pёr tё mbrojtur veten njё ditё mund tё na dёmtojnё shendetin dhe psiqik dhe atё fizik.

Nё varёsi nga pёrmasat e gёnjeshtrёs mund tё bёhet e vёshtirё qё vazhdimisht tё tё duhet tё fshehёsh diçka.

Njё studim i American Psychology Association nёn drejtimin e psikologes Anita Kelly mundi tё tregojё, se mё pak gёnjёshtra bёjnё tё jesh mё i shёndetshёm.

Tё tё duhet vazhdimisht tё fshehёsh diçka kjo mund tё shkaktojё dhimbje koke, gjendje ankthi dhe depresion.

Studiuesit kanё hulumtuar efektin e gёnjeshtrёs tek njё grup njerёzish duke u kёrkuar atyre tё shmangin tё ashtuquajturat “white lies” – gёnjeshtrat e sё pёrditshmes. Studiuesit hulumtuan dy javё resht gjendjen shpirtёrore dhe fizike tё personave me pakёsimin e gёnjeshtrave. Pas dhjetё javёsh ata raportuan se iu zhduk dhimbja e kokёs dhe tё tjera simptoma shqetёsuese.Po ashtu gjatё kёsaj periudhe edhe marrёdhёniet ndёrnjerёzore u pёrmirёsuan.

Njё gёnjeshtёr e vogёl mund tё shmang nё fakt konfliktin pёr momentin, por ajo tё distancon pikёrisht nga personi me tё cilin do tё jesh afёr.

Ne kemi nevojё pёr gёnjeshtrёn, pёr tё mos hyrё nё konflikt, por nga ana tjetёr pёrmasat e gёnjeshtrёs dёmtojnё shёndetin tonё. Atёherё si t’ia bёjmё? Tё themi gjithmonё tё vёrtetёn sado e hidhur qoftё?

Psikologia Kelly propozon: mё pak ka mё shumё vlerё: Sa mё pak ekzagjerime, sa mё pak justifikime.

T’ia ndalosh vetes gёnjeshtrёn, shmang edhe bёrjen e gjёrave, pas tё cilave pastaj do tё tё duhet tё gёnjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat