Droga e ngre apo e ul dëshirën për seks?

Life style

Droga e ngre apo e ul dëshirën për seks?

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Shekspiri në kohën e tij thoshte për verën: Kur e tepron me të, ajo shton dëshirën, por… ul takatin.

Kjo vlen sot edhe për drogat.

Drogat siç dihet, pakësojnë frenimin për seks dhe i bëjnë ata më të guximshëm.

Por dihet, gjithashtu, se drogat e marra me tepri e u ulin nivelin e performancës seksuale dhe ndihmojnë shfaqjet e impotencës.

Sipas statistikave më të reja, shumë nga të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, (rreth 64 përqind) bëjnë bashkë alkoolin, metamfetaminën, kokainën dhe ekstazin.

Kur droga përdoret me alkoolin në sasi relativisht të larta funksionet e penisit madje dhe përmasat e tij reduktohen përkohësisht.

Kjo është e provuar shkencërisht.

Në këto rrethana, shpesh burrat vendosin të marrin edhe stimulues seksualë si Viagrën, Levitrën ose Cialisin.

Por Viagra nuk të bën më të zotë në seks, nëse droga dhe alkooli të kanë mpirë ndërgjegjen.

Mendja dhe trupi janë të lidhura dhe jo rastësisht thuhet se organi më i madh seksual është truri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat