A janë ëndrrat e nxehta me meshkujt e tjerë gjithmonë shenjë për alarm?

Life style

A janë ëndrrat e nxehta me meshkujt e tjerë gjithmonë shenjë për alarm?

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:36
Foto Ilustrim

Në ëndrra është e pamundshme të ndikohet, madje edhe kur jetoni “realitetin e përsosur” me partnerin tuaj.

“Cosmpolitan” jep përgjigjen se çfarë do të thonë ëndrrat në cilat keni tradhtuar të dashurin.

Tradhtia me personin të cilin e njihni

Nëse ju bren ndërgjegjja sepse në ëndërr keni lozur nën çarçafë me shefin apo me ndonjë mik – ajo ëndërr nuk do të thotë që realisht dëshironi të flini apo të keni çfarëdo raporti dashuror me atë person, por vetëm që pjesa më e madhe e kujdesit gjatë ditës shkon në drejtim të atij personi, andaj është plotësisht normale që t’ju shfaqet edhe në ëndrra.

Tradhtia me personin e panjohur

Pas kësaj ëndrre fshihen probleme të pazgjidhura. Në të vërtetë, sipas mendimit të psikologëve, bërja dashuri me personin e panjohur në ëndërr do të thotë që diçka fshihni apo diçka e keni gënjyer partnerin tuaj, andaj ato manifestohen në ëndërr në formë tradhtie.lid

Tradhtia në të cilën partneri ju ka zbuluar

Mu sikur tradhtia me personin e panjohur, tradhtia në të cilën partneri juaj ju kap mu në afshin e aktit do të thotë që për shkakun tuaj për diçka ju e bren ndërgjegjja. Edhe pse ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm menjëherë për çfarë ka mundur të bëhej fjalë aty, kujtohuni se a po fshihni diçka nga partneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat