Këto janë martesat që rrezikojnë të përfundojnë në divorc

Life style

Këto janë martesat që rrezikojnë të përfundojnë në divorc

Më: 4 janar 2021 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Femrat që presin moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë, ndërsa ato që martohen për herë të parë shumë më të reja, kanë gjasa të divorcohen.

Ky rezultat është publikuar në revistën prestigjioze “Time”. Sipas të dhënave të revistës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç.

Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit Maryland, Philip Cohen. Martesat që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.

Revista “Time” ka hulumtuar edhe sesi ka ndryshuar martesa si institucion. Ndërsa sipas një studimi të vitit 2015, mosha ideale për të pasur një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat