Mos t’ju shkojë mendja të martoheni pa marrë përgjigje për këto pyetje

Life style

Mos t’ju shkojë mendja të martoheni pa marrë përgjigje për këto pyetje

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:23
Foto Ilustrim

Shumë njerëz entuziazmohen para dasme dhe ndoshta lenë mënjanë disa çështje thelbësore që duhet t’i diskutojnë me partnerin para saj.

Në rastin më të mirë, këto gjëra duhet të ishin diskutuar që në fillimet e marrëdhënies, por nëse nuk janë diskutuar ju ndihmojnë ne. Merrni guximin dhe bëjini partnerit këto katër pyetje:

A janë besimet tona shpirtërore të përputhshme?

Në vendin tonë, për fat të mirë, në vija të përgjithshme feja nuk ka ndikuar në martesa. Megjithatë, është një çështje personale dhe shpirtërore, që duhet diskutuar. Nuk ka asnjë rregull të shkruar që thotë se një i krishterë nuk mund të martohet me një mysliman, ose një ateist nuk mund të martohet me një njeri që beson në fetë monoteiste. Përtej rregullave të shkruara, ose jo, jeni ju ata që e njihni partnerin dhe jeni ju ata që duhet të bëni pyetjet e vështira.

A janë të rëndësishme përkujtimoret për ty?

Thjesht është e rëndësishme që t’i dini dhe këto, për të kuptuar pak më shumë mbi nivelin e ndjeshmërisë së njeriut me të cilin do të kaloni jetën.

A je i hapur për terapi, nëse do të kemi probleme me martesën?

Ndonjëherë, në fakt shumë herë, problemet që lindin gjatë një martese nuk mund të zgjidhen vetëm duke biseduar. Për fat të mirë ose të keq, shërben terapia në çift, nëse partnerët duan të shpëtojnë martesën. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord që të bëjnë terapi. Ndaj dhe duhet ta bëni pyetjen për të kuptuar se sa larg mund të shkojnë ata për të shpëtuar nesër martesën, që po e kërkojnë kaq shumë sot.

Pse të kanë dështuar marrëdhëniet e mëparshme?

Pyetja më e rëndësishme (nëse nuk keni pyetur para fejesës, bravo për durimin). Si ishin marrëdhëniet e mëparshme? Pse kanë dështuar? A ke mësuar nga gabimet? Çfarë nuk shkoi tek ato marrëdhënie që mund të sjellë probleme edhe për ne?

Dhe mbas gjithë këtyre pyetjeve të rëndësishme, sigurisht që s’keni për të vendosur më kurrë të martoheni. Ajo që do të kuptoni përherë është që fiton Dashuria, e cila nuk të mëson të bësh pyetje të rëndësishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat