Kuptojeni se a duhet ta mbani qenin afër kur fleni

Life style

Kuptojeni se a duhet ta mbani qenin afër kur fleni

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Ky është realiteti, nëse keni qen në shtëpi atëherë keni nevojë të dini këtë.

Pavarësisht qimeve, gjumit të parehatshëm dhe gjithçka tjetër që vjen me të fjeturit me qen, rreth gjysma e pronarëve i lejojnë përsëri qentë e vetë në shtrat

Edhe pse kjo duket plotësisht e padëmshme, komuniteti i personave që mbajnë qen përsëri bie në dy kategori: ata që i shqetëson ideja e të fjeturit me një qen, dhe ata që ndjenjë lumturi të bëjnë këtë.

Pavarësisht preferencave personale, a është gabim të ndani shtratin me qenin tuaj?

Përgjigja e shkurtë: epo, nuk është e qartë.

Në një studim nga Mayo Clinic në vitin 2017, u kuptua se shumë njerëz në fakt ndihen shumë më mirë kur flenë me kafshën e tyre shtëpiake.

Shumica e personave do të mendonin se të pasurit një kafshë shtëpiake në dhomë gjatë gjumit do të iu pengonte gjumin, por kjo nuk është patjetër e saktë. Nëse flini me kafshën tuaj, sigurisht do të duhet të zgjoheni disa herë gjatë natës shkaku i tyre.

Por disa persona nuk e kanë problem këtë, sepse kënaqësia që ata marrin kur përqafojnë qenin e tyre, është më e fuqishme sesa jo rehatia që marrin si shkak i lëvizjeve të vazhdueshme të qenit.

Studimi konkludoi se kualiteti i gjumit është shumë më i dobët tek personat që flenë me kafshën e tyre, mirëpo nuk ka asnjë rrezik ose efekt negativ tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat