3 gjëra që askush nuk ua tregon për depresionin!

Life style

3 gjëra që askush nuk ua tregon për depresionin!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:47
Ilustrim

Janë disa aspekte që lidhen me depresionin që asnjëherë nuk ua tregon askush. Sot me juve ndajmë tri më të rëndësishmet.

Mungesa e Magneziumit shkakton depresion

Depresioni në disa raste paraqitet nga disa shkaktarë trupor. Nëse po ndiheni në depresion është e mundshme që keni ndonjë problem shëndetësor trupor.  Shumë studiues dhe nutricionistë thonë se mungesa e magneziumit mund të shkaktoj simptoma të depresionit.

Por, si mund të ndodhë kjo ?

Trupi juaj ka nevojë për magnezium për të kryer më shumë se 300 procese brenda organizmit. Kur ju keni mungesë të magnezit ju mund të pësoni dëmtim të neuroneve, që ju manifeston simptoma të depresionit.

Profesionistet shëndetësor shpesh e tejkalojnë këtë aspekt. Disa nuk janë të vetëdijshëm mbi rëndësinë e magnezit në trup, prandaj nuk ua thonë këtë. Ndërsa ata që e dinë e përshkruajnë një dozë ditorë të cilën ju e merrni me ujë. Suplementet e magnezit mund ti gjeni në çdo barnatore dhe çmimi i tyre është i përballueshëm.

Kur duhet të kërkoni ndihmë, disa rrugë janë më të mira se tjerat!

Ju absolutisht nuk keni nevojë që të përballoni depresionin i/e vetëm

Ju nuk jeni personi i vetëm në botë që vuan nga depresioni, dhe me gjasë njerëzit përreth jush nuk ua kanë treguar rrugët më të mira për trajtimin e tij, ani pse mund të kenë kaluar vet këtë situatë.

Ja çfarë duhet të dini;

Nëse ju duhet ndihmë menjëherë atëherë njoftoni një psikolog, ose paraqituni tek mjeku familjar si fillim.

Mjeku familjar mund të mos jetë i trajnuar mirë mbi atë se si duhet trajtuar dikush me depresion ose probleme tjera mentale, por ai/ajo do t’ju orientoj tek mjeket adekuatë.

Por, nëse në qytetin tuaj ka qendra që trajtojnë këto probleme shëndetësore, atëherë mos nguroni që të paraqiteni për ndihme aty.

Një program adekuat mund të jetë ndihma më e mirë për ta kaluar depresionin

Mënyra më e mirë për ta luftuar depresionin është duke u bërë pjesë e ndonjë programi ndihmues, pjesë e të cilit janë edhe persona të tjerë me histori të njëjta, me të cilët do të ndani shumë çka sa i përket mënyrës së trajtimit dhe përjetimit të kësaj sëmundjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat