Çka ua merrë mendja, a zgjasin lidhjet që lindin në internet?

Life style

Çka ua merrë mendja, a zgjasin lidhjet që lindin në internet?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Mendon se shpirtin binjak mund ta gjesh përmes internetit? Nuk gabohesh aspak. Të paktën këtë thonë statistikat e analizuara nga universiteti i Çikagos. Takimet online garantojnë një dialog më të mirë mes çiftit, -thotë studimi i këtij universiteti, sipas të cilit, çiftet që lindin përmes komunikimit në internet janë më solide dhe më të lumtur se të tjerët.

Studimi përfshiu analizimin e deklaratave të 19 mijë personave të martuar në periudhën 2005 – 2012.

Atyre iu kërkua të flisnin për eksperiencat në çift dhe të shprehnin mendimin e tyre mbi cilësinë e lidhjes. Rezultoi se kush e kishte takuar shpirtin binjak përmes internetit, ndihej më mirë me partnerin.

Por bëni kujdes kur ta kërkoni shpirtin tuaj binjak në internet. Këshillohen forumet apo chat -et e rrjeteve sociale, jo faqet e internetit për personat “single”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat