Një truk i thjeshtë për të hequr shkarravinat e fëmijëve nga muret

Life style

Një truk i thjeshtë për të hequr shkarravinat e fëmijëve nga muret

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Edhe për fëmijët tuaj muret janë tabloja e preferuar për të shkrirë talentin në pikturë? Është vërtet e bezdisshme, sidomos nëse ju vijnë vizitorë në shtëpi.

Meqë fëmijëve s’keni ç’tu bëni, atëherë po u japim një zgjidhje për pastrimin e mureve tuaj.

Dhe një zgjidhje ideale do të ishin lëkurat e kastravecit që heqin më së miri shkarravinat në mure. Gjithçka që ju duhen për këtë truk janë një kastravec dhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë.

Qëroni kastravecin. Merrni lëkurat e tij dhe fërkoni shkarravinat në mure. Më pas fshijini me peshqirin e lagur. Në fund do të shihni se gjithçka është pastruar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat