Këto lule lulëzojnë edhe dimrit

Life style

Këto lule lulëzojnë edhe dimrit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Nuk rriten shumë, andaj janë perfekt për mbajtës të dritareve dhe ballkone, sepse era asgjë nuk mund t’u bëjë!

Ditën dhe natën, violat, vjollcat apo manushaqet lulëzojnë edhe nën dëborë!

Kjo është arsye e mjaftueshme që t’i blini.

Është momenti i duhur që t’i përtërini lulet në ballkon, tarracë apo kopsht. Hidhni geraniumin, sepse ato janë bimë njëvjeçare dhe i kanë dhënë fund jetës së tyre.

Shkurtoni geraniumin dhe hiqni lulet. Ftohja pritet së shpejti dhe disa bimë do të jenë në gjendje të përballojnë sulmin e erërave të veriut dhe rënien e papritur të temperaturës.

Nëse dëshironi që ballkoni të duket bukur në dimër, merrni parasysh kopshtin e luleve të njohur ditë e natë.

Rritet deri në 30 centimetra dhe era e bora nuk mund t’i bëjnë asgjë!

Dheu duhet të drenazhohet, sepse këto lule nuk lëvizin as kur bie borë! Merrni saksi të cekëta dhe dheun ushqyes përzieni me rërë, pastaj mbillni këto lule në një distancë prej 20 – 30 centimetra.

Atyre u pëlqen dheu i drenazhuar, veçanërisht pasi gjatë vjeshtës do të ketë shumë shi.

Gjatë ditëve të thata ujitni rregullisht, mirëpo sapo të lulëzojnë lulet, hiqjani dhe do t’u bëni vend të rejave.

Këto lule mund të jenë edhe dyvjeçare, mirëpo fidanët të cilat mund të gjenden te ne më së shpeshti janë njëvjeçarë dhe roli i tyre është që dritarja dhe ballkoni të duken bukur gjatë muajve më të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat