Çfarë të bëni kur nuk mund të flini?

Life style

Çfarë të bëni kur nuk mund të flini?

Më: 7 janar 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

A keni problem me gjumin dhe thjeshtë nuk dini se çfarë të bëni? Kjo është koha e duhur për t’u ndier sa më të relaksuar. Shikoni se çfarë mund të bëni që të ndiheni më rehat dhe të flini më të qetë pas gjithë atyre përpjekjeve.

1. Vishni pizhamet tuaja të përshtatshme. Vishni një palë pizhame që ju ndiheni më rehat, dhe ju krijojnë ndjenjën e butësisë e ngrohtësisë.

2. Përgatisni çaj kamomili. Një tas me çaj kamomili mund të jetë shpëtimi juaj dhe tiketa drejt gjumit. Lulet e kamomilit janë të njohura për t’iu ndihmuar që të relaksoheni dhe të jeni më të qetë. Kështu që hapi i dytë për ju është të pini një gotë çaj kamomili para se të flini.

3. Lexoni një libër. Duke lexuar një libër që ju mund t’iu interesojë atëherë do të ndiheni më të plotësuar, por kjo po ashtu njihet si një metodë relaksimi që shumë persona e përdorin para se të flenë.

4. Largoni orën tuaj me alarm. Ajo do t’iu shpërqendrojë, kështu duke ju lënë pa gjumë, pasi që do të fokusoheni tek punët që po ju presin.

5. Vishni çorape. Për dikë kjo mund të duket çudi mirëpo çorapet krijojnë ndjenjë të ngrohtësisë veçanërisht në stinën e dimrit, duke ju lënë më të relaksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat