Mos i harroni! 10 pyetjet që duhet të bëni patjetër në takimin e parë!

Life style

Mos i harroni! 10 pyetjet që duhet të bëni patjetër në takimin e parë!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Cilat janë ato 10 pyetje që duhet të bëni në takimin e parë? Ka shumë mundësi që tashmë të keni mësuar nga rrjetet sociale për personin që do të takoni. Nisur nga bisedat tuaja të shumta online keni frikë se nuk do te keni shumë për çfarë të flisni në takimin tuaj të parë.

Edhe pse është normale të doni të flisni për veten, takimi i parë është momenti ku duhet të mësoni më shumë për personin qe po takoni. Ne jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë. Bëni këto 10 pyetje kur shikoni se biseda po fillon të zbehet:

1- Në profilin tënd thuhet se …

Takimi i parë është momenti kur do të mësoni për personin e vërtetë dhe jo vetëm nëpërmjet informacioneve që keni rreth tyre. Dëgjoni me vëmendje personin tjetër se si flet për gjërat që ata janë të pasionuar, për njerëzit e rëndësishme për ta, etj. Shprehni gjërat që ju tërheqin tek ai person dhe kërkoni qe t’ju tregojë më shumë.

Kjo tregon se jeni të interesuar dhe se keni qenë të vëmendshëm në bisedat e më hershme. Kësisoj do të keni një fillim të mbarë të bisedës.

2 – A ka ndonjë libër apo film që ka ndikuar shumë tek ju? 

Pyetjet si kjo janë fantastike sepse janë pyetje universale. Të gjithë kemi libra apo filma që kanë ndikuar në jetën tonë.  Ndoshta edhe ju do të keni një të cilin mund ta ndani dhe të shkëmbeni mendime. Duke folur për shijet personale tregoni gjëra rreth bindjeve tuaja personale. Pastaj, është më lehtë të flisni për tema të përgjithshme.

 3 – Çfarë pune do të pëlqente të bëje? 

Kjo është një pyetje e madhe sepse ju jep mundësinë të fokusoheni tek ëndrrat dhe aspiratat tuaja apo edhe të personit tjetër. Kjo gjë i bën njerëzit të ndjehen mirë. Do të kuptoni se çfarë e motivon për të punuar këtë person. A i intereson paraja, statusi apo shërbimet? Kjo do t’ju tregojë shumë rreth këtij personi dhe nëse vlerat tuaja janë të pajtueshme me të.

4 – Kur ndihesh më i/e relaksuar?

Duke ditur se si dikush relaksohet është një mënyrë tjetër që të zbuloni se çfarë interesash ka perveç atyre që janë zbuluar  në profilin e tyre. Kuptoni gjithashtu nëse është një person me energji të lartë apo të ulët.

5 – Cilat janë arritjet e tua personale për të cilat je krenar/e? 

Në takim e parë nese doni të mbani biseden aktive mos shtroni pyetje në lidhje me të kaluarën. Kjo do t’ju çoi në zbulimin e pakënaqësive ose momenteve të dhimbshme në lidhje me marrëdhëniet e kaluara. Pyeteni më mirë në lidhje me të kaluarën përsa i përket arritjeve të tyre. Për ato që ju shqetësojnë vërtetë, thellohuni më vonë.

6 – Cilët janë tre figura të famshme që do t’i ftoje për darkë dhe pse?

Këta njerëz mund të jenë të gjallë ose të vdekur dhe nga çdo periudhë e historisë. Kjo është një temë shumë interesante, sepse mund të ju çoj në rrugë të ndryshme. Mos harroni, nëse ia shtroni këte pyetje, përgatituni për t’iu edhe përgjigjur vetë.

7 – Cila është kafsha jote e preferuar?

Shumë njerëz i duan kafshët. Kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar në lidhje me atë se cila është kafsha e tyre e preferuar.  Çështje të tilla në lidhje kafshët, mjedisin etj., janë të rëndësishme si për ju edhe për atë sepse tregon natyrën e secilit.

8 – Çfarë cilësie tërheqëse ke që njerëzit nuk e shohin menjëherë?

Kjo është një pyetje e mirë për dikë që nuk flet shumë për veten e tyre. Sidomos kur vëreni se dhe janë të turpshme apo u mungon vetbesimi në takime të tilla. Kjo është një mënyrë e butë për ta bërë atë të flas për veten e tyre.

7 – Cila është kafsha jote e preferuar?

Shumë njerëz i duan kafshët. Kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar në lidhje me atë se cila është kafsha e tyre e preferuar.  Çështje të tilla në lidhje kafshët, mjedisin etj., janë të rëndësishme si për ju edhe për atë sepse tregon natyrën e secilit.

8 – Çfarë cilësie tërheqëse ke që njerëzit nuk e shohin menjëherë?

Kjo është një pyetje e mirë për dikë që nuk flet shumë për veten e tyre. Sidomos kur vëreni se dhe janë të turpshme apo u mungon vetbesimi në takime të tilla. Kjo është një mënyrë e butë për ta bërë atë të flas për veten e tyre.

9 – Cila karakteristikë e jotja mund të më befasojë?

Mund të befasoheni nga rezultatet që mund t’ju dalin prej kësaj pyetjeje. Mund të zbuloni se një tip trupmadh dhe i fuqishem të bëjë një trëndafil nga një farcoletë, apo një femër e imët dhe delikate të ketë rrip të zi në karate.

10 – A do të doje të takoheshim sërish?

Nëse jeni person që nuk mund të qendrojë duke pritur thirrjen e saj për një takim të dytë, më mirë hiqeni qafe këtë pyetje që në takimin e parë.  Më mirë të jeni të drejperdrejtë dhe t’ia thoni atë që keni në mendje. Dëgjimi është pjesë e artit të bisedës, prandaj sigurohuni që ta praktikoni sa më shumë. Jini të gatshëm t’i përgjigjeni çdo pyetjeje nga këto 10 pyetje, kështu që shanset janë më të mëdha që ajo t’ju takojë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat