Sfidat që duhet të kaloj një nënë kur fundi i muaji e gjen pa asnjë dyshkë

Life style

Sfidat që duhet të kaloj një nënë kur fundi i muaji e gjen pa asnjë dyshkë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

A jeni tunduar ndonjëherë të vidhni letër higjienike nga vendi i punës? Apo ndoshta të merrni para nga kursimet e fëmijëve të vegjël? Të ngelesh pa para dhe njëkohësisht të kesh fëmijë për të ushqyer është një kombinim që ju detyron të bëni gjëra të çmendura. Kur them nuk kam para, do të thotë se vërtet nuk kam para. Jo se nuk dua të shpenzoj ato që kam lënë mënjanë për emergjenca, jo se kam hequr para për arsimin e vajzës. Por vërtet të gjitha llogaritë dhe kartat e mia janë zero.

Kreativiteti është domosdoshmëri
Kur llogaria bankare është e ulët dhe ju po numëroni orët deri në ditën e pagesës, kreativiteti është çelësi për mbijetesë. Ju mund të gjeni veten në këmbë para frigoriferit duke menduar se ç’mund të gatuani me ato pak gjëra që ju kanë mbetur. Nëse fëmijës i duhet të bëjë diçka për në shkollë, ju do të vini në përdorim të gjitha gjërat që keni në bodrum për të bërë art me to. Nënat që ngelen pa para duhet të tregohen të shkathëta, sepse shpesh nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër.

Bilanci financiar nuk ekziston

Ditët e fundit para se të merrni pagesën ju duken shumë të gjata. Pasi të merrni pagën, do të shlyeni detyrimet dhe paratë duket se do të zhduken. Nuk ka rrugë të mesme. Muajin tjetër mendoni se do t’i menaxhoni më mirë por do të dështoni sërish.

Ndjenja e fajit është e vazhdueshme
Kur jeni me shumë pak para në ditët e fundit derisa të merrrni pagesën, do të ndiheni fajtore për çdo blerje që bëni. Shpenzimi i parave, madje edhe në nevojat më elementare, do t’ju duket si një lloj mëkati financiar.

Telefoni bie pa pushim
Faturat që duhen paguar, detyrimet e ndryshme mujore nuk harrojnë t’ju kujtojnë. Telefoni do të bjerë në çdo moment. Unë nuk jam krenare për gjendjen time të tanishme financiare, por mund të shpresoj që duke punuar fort, duke qenë e përkushtuar dhe e përgjegjshme në shpenzimet e mia, do të gëzoj stabilitet financiar një ditë.

Deri atëherë, betohem se nuk lejoj paranë të vjedhë lumturinë time ose të fëmijëve të mi. Jeta është e mbushur me ulje-ngritje dhe ndërsa duhet të përballem me mungesën e parave, zgjedh të përqëndrohem në gjithçka që kam, dashurinë, buzëqeshjen, shëndetin dhe lumturinë.

Dikush, diku tjetër mund të jetë duke ëndërruar të ketë këto pak gjëra që unë kam në frigorifer. Dashuria nuk mund të bëjë një sandwich, por as paratë nuk mund të blejnë mirënjohjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat