Ja disa ide si të suprizoni të dashurit tuaj me dhurata të lira dhe të thjeshta

Life style

Ja disa ide si të suprizoni të dashurit tuaj me dhurata të lira dhe të thjeshta

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:46
Foto Ilustrim

Periudha e pandemisë na bëri të kalojmë një kohë të vështirë.

Ju mund të jeni të tensionuar pasi në llogarinë tuaj nuk keni shumë lek që të shpenzoni gjithashtu nuk keni dhe kohë për të kërkuar dhuratën perfekte dhe të lirë në këtë kohë festash.

Keni nevojë për disa ide të shpejta, të thjeshta dhe “të lira” për dhuratat e fundvitit?

Ne kemi 20 ide për ju.

–Një abonim mujor për të parë filmat e preferuar; duke qenë se të gjitha kinematë vazhdojnë të jenë mbyllur për shkak të pandemisë, një “kinema online” do të ishte dhurata perfekte

-Libra komikë; pandemia ofron kohën e përsosur për te lexuar librat komikë

-Një poster me kuptim si një dekor për shtëpinë, mund të jetë një fotografi ose një kujtim i stampuar. Apo thjesht fotografia e grupit të preferuar muzikor

-Një osë dy mjete kuzhine; kjo do të ishte dhurata perfekte për mamin ose mikun tuaj që është i apasionuar pas kuzhinës

-Një zbukurim i personalizuar për Krishtlindje padyshim që kjo do të ishte dhurata më e bukur dhe me më shumë kuptim që mund të jepnit

-Një libër i veçantë gatimi për miqtë që nuk gatuajnë një libër me receta të thjeshta gatimi është ideal

-Një fotografi në një kornizë të këndshme, një nga dhuratat me më shumë emocion është një fotografi e juaja dhe e personit që do ja dhuroni e vendosur në kornizë

-Qirinjtë aromatikëpër të gjithë të dashurit tuaj që kanë nevojë për energji pozitive

-Një ditar ose një fletore me një letër personale; ju mund t’i lini të dashurit tuaj një shënim të personalizuar në faqen e parë

-Një stilolaps i personalizuar me emrin e personit që do ta përdorë

-Një kavanoz me mesazhe të shkruara me dorë, kjo është dhurata perfekte për t’ia dhënë të dashurit ose të dashurës

–Një kapelë, shall dhe dorashka, ku ka më bukur se në këto kohë të ftohta të dhurosh ngrohtësi

-Bizhuteri të përballueshme, jo të gjitha bizhuteritë janë të shtrenjta. Mund të zgjidhni bizhuteri të vogla si byzylykët dhe unazat e argjendit

-Një filxhan i personalizuar, për të apasionuarit e kafes kjo do të ishte një dhuratë shumë interesante

-Një kuti me çokollata, cila është dhurata që nuk refuzohet kurrë? Çokollata !

-Një pikturë-portret e realizuar me dorë

-Një shishe me verë, kjo është dhurata idealë për dikë që nuk e njihni mirë dhe keni shumë pak kohë për të shpenzuar në zgjedhjen e dhuratës

-Një shportë me ëmbëlsirat e preferuara të Krishtlindjes

-Një këllëf telefoni i personalizuar

-Një çantë kujdesi COVID-19, këto ditë çdokush duhet ta ketë një çantë të tillë me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat