Shenjat që tregojnë se po bëni seks në pozicionin e gabuar

Life style

Shenjat që tregojnë se po bëni seks në pozicionin e gabuar

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:08
Ilustrim

Doni të provoni diçka të re në shtrat. E patë diku në një film, ju intrigoi dhe tani doni ta përjetoni. Shumë mirë deri këtu, por diçka ndodh. Ai pozicion nuk është më i rehatshmi në botë.

Ndoshta dukej një mrekulli tek “Sex and the City”, por nëse nuk po i ndjeni më këmbët, atëherë ndoshta duhet të ndërroni pozicion.

Po zgjidhni pozicionin që ju bën të dukeni më e dobët

Fillimisht, kjo do t’ju shpërqëndrojë dhe do t’ju largojë eksitimin. Dhe nëse nuk po e bëni me dikë që mendon se jeni sexy në të gjitha pozicionet, atëherë keni një problem më të madh.

Nuk jeni e eksituar

Sigurisht që ka diçka që nuk shkon në këtë mes! Ndoshta pikërisht pozicioni.

Po përpiqeni të mos prishni flokët

Që na kthen në pikën 2. Supozohet të jesh duke bërë seks intensiv dhe këtë nuk e bën dot nëse po vret mendjen për flokët.

Lini gjithmonë partnerin të zgjedhë pozicionin

Zgjidhni një pozicion që juve ju kënaq. Ju sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.

Ju shkakton dhembje

Seksi nuk ka pse të jetë i dhimbshëm, vetëm nëse ju e kërkoni vetë të jetë i tillë.

Po bëni kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri juaj

Nëse po shihni komshiun tuaj Arin, atëherë është momenti të ndryshoni pozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat