Ja çfarë duhet të dini tani që kemi hyrë në sezonin e Bricjapit!

Life style

Ja çfarë duhet të dini tani që kemi hyrë në sezonin e Bricjapit!

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:46
Ilustrim

Nga 21 dhjetori dielli kaloi në Bricjap deri më 20 Janar 2021. Sezoni i Bricjapit lajmëron solsticin e dimrit. Për ne që ndodhemi në hemisferën e veriut ku dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë, do të ndiheni më reflektues mbi jetën tuaj. Kjo është mundësia perfekte për të plotësuar dëshirat tuaja.

Shenja e Bricjapit është shenja e mençurisë dhe ekspertizës prandaj krijoni bazat e duhura për të patur mbështetje dhe këshilla. Jeni një person I qetë, serioz dhe I fshehtë? E kuptojmë mund të jetë e vështirë të guxosh nga frika e refuzimit, indiferencës dhe keqkuptimit.

Tregoni autencititetin tuaj, në fund të fundit kjo mund të mos ju bëjë popullorë por do t’ju japë vullnetin që të mos shpenzoni asnjë minutë të vlefshme të jetës tuaj në këtë planet.

Bricjpai është shenja konservatore dhe gjatë këtij sezoni kini kujdes me kohën, paratë dhe mbështetjen emocionale/ përdorini këto katër javë që keni në dispozicion dhe përfitoni nga çdo mundësi që ju ofrohet. Mësoni që të përdorni fjalën ‘JO’ si një fjali të plotë. Bricjapi sundohet nga Saturni. Ky cikël diellor na kujton se Ora ecën dhe çdo minutë të jetës tonë duhet ta shfrytëzojmë ashtu si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat