7 raste kur duhet ta mendoni seriozisht ndarjen

Life style

7 raste kur duhet ta mendoni seriozisht ndarjen

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Nëse mendoni se është e thjeshtë të zbuloni se kur është momenti i duhur për t'u ndarë me dikë dhe për të mbyllur një histori, e keni gabim. Gjërat nuk janë gjithnjë kristal të qarta, aq më tepër nëse po jetoni në një situata abuzive emocionale.

Në cilat raste komentet apo deklaratat që ju duken të çuditshme nga ana e tyre janë një sinjal alarmi dhe duhet seriozisht ta mendoni ndarjen?

1. Kur ata sillen çuditshëm rreth një gënjeshtre.

Ti i kap vazhdimisht në gënjeshtër dhe reagimi i tyre kur përballeni është i çuditshëm duke thënë që "s'e dinë as vetë pse kanë gënjyer", bëni kujdes. Zakonisht, kur dikush gënjen e di shumë mirë pse po e bën, thjesht zgjedh të mos tregohet i sinqertë. Një situatë e tillë e përsëritur është problem.

2. Janë të pasjellshëm me njerëzit e panjohur

Sillet keq me kamerierin, shoferët e taksistëve apo me dikë që përplaset rastësisht në rrugë? Mënyra se si sillet me të tjerët është një shenjë e karakterit të tij që tregon shumë.

3. Sillen keq me familjarët

Eshtë një aspekt që duhet t'ju shqetësojë dhe t'ju bëjë ta mendoni seriozisht marrëdhënien.

4. Ju ndalojnë të shkoni në vend të caktuara.

Kur komunikimi shndërrohet në urdhra, që lidhja të bëhet e lodhshme është vetëm çështje kohe.

5. Ata insistojnë që ju të silleni në një mënyrë të caktuar.

Kushtojini vëmendje komenteve të tilla dhe jepini duart nëse partneri nuk e kupton se çfarë po përpiqet të bëjë.

6. Të fajësojnë ty për çdo gjë që ndodh

Nëse nuk dinë të përmbajnë inatin për gjërat që ndodhin dhe adresojnë gjithnjë fajin tek ty, mendohuni dy herë para se t'i japni një tjetër shans.

7. Jeni ndjerë të kërcënuar.

Nëse fillimisht e merrni si lojë apo shaka, herën e dytë reflektoni. Situata mund të bëhet seriozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat