Si ta bësh një djalë të vijë pas teje me 7 lëvizje

Life style

Si ta bësh një djalë të vijë pas teje me 7 lëvizje

Më: 10 janar 2021 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Ato që do të lexosh këtu mund të të duken të kota dhe si pa rezultat, por janë truke që mund të të ndihmojë në situata të ndryshe me atë që po të pëlqen.

Ndaj nxirr bllokun e shënimeve ose celularin dhe shëno me kujdes këshillat e mëposhtme. Suksesi është i garantuar dhe i padiskutueshëm.

Luaj me flokët: është një taktikë shumë e vjetër, por rezultative. Ke flokë të gjatë dhe të bukur? Atëherë nuk e kuptojmë pse vazhdon t’i flasësh, ndërkohë që duart i ke në çdo vend të mundshëm dhe jo te flokët. Luaj, kapi, ktheji në anën tjetër e të gjitha këto ndërkohë që e shikon drejt e në sy. Mjafton që flokët të jenë të lara ëëë.

Shikim vrasës: shikoje që nga koka deri te këmbët dhe fokusohu më shumë te sytë dhe buzët e tij. Mos thuaj asgjë. Lere heshtjen të flasë. Kështu do të kuptojë mesazhin që po i dërgon. Nëse vazhdimi nuk është siç e mendon, atëherë nuk të do. Mbase nuk do lidhje këtë kohë.

Thuaj emrin e tij: sidomos nëse jeni në shoqëri të madhe. Sa herë që të marrësh fjalën, kujdesu që fjalia e parë të përfshijë emrin e tij.

Buzëqesh: askujt nuk i pëlqejnë ata që i mbajnë turinjtë të varur. Ndaj ajo që duhet të bësh, në shumicën e rasteve, është të qeshësh. Jo si ato që kanë bërë botox dhe mezi ngrenë faqet, por në mënyrë natyrale dhe të sinqertë.

Bëj sikur ndihesh keq: nuk po themi deri në atë pikë sa të marrë ambulancën në telefon, por një marrje mendsh e vogël që të vetmin synim ka mbështetjen në supin e tij.

Foli për diçka që i pëlqen shumë: zbulo se çfarë i pëlqen dhe fol me të për orë të tëra, edhe sikur ti të mos kesh fare interes.

Tregohu cool dhe plot vetëbesim: çdo situatë mundohu ta trajtosh me qetësi. Ki besim te vetja.

Parakalo para tij e veshur seksi: Vetëm kujdes mos ngatërrohesh me këmbët e tua dhe e detyron të marrë vërtet ambulancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat