Pse nuk duhet të punoni mbi 4 vjet në të njejtin vend?

Life style

Pse nuk duhet të punoni mbi 4 vjet në të njejtin vend?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Pavarësisht nga arsyet për ndryshim, klima aktuale e punësimit kërkon që punëkërkuesit të jenë më të shkathët.

Si e tillë, ju do të vëreni se gjithmonë e më pak njerëz qëndrojnë në vendet e tyre për më shumë se tre ose katër vjet. Këtu janë katër arsye se, pse ju duhet të jeni një nga këta njerëz.

Evoluim i shpejtë i aftësive

Është në natyrën e njeriut që të rehatohet dhe të vendosë një rutinë të parashikueshme. Nëse jeni në gjendje ta kryeni punën tuaj me kompetencë, ju mund të ndiheni pak të motivuar, të përmirësoheni ose rinovoni aftësitë tuaja rregullisht.

Nëse ky jeni ju, mos u bëni merak, nuk jeni i vetmi. Por ju mund të dëshironi të dini se, çfarë po ndodh në tregun e punës. Kompanitë janë gjithmonë në ndryshim në mënyrën e bërjes së biznesit dhe se si i zënë pozitat e tyre.

Avancimet teknologjike

Teksa teknologjia evolon, po kështu ndodh me ‘fasadën’ e të gjitha industrive. Nëse ju keni një punë teknike, mbani dijeni se çfarë po ndodh në industrinë tuaj. Ndërsa punëdhënësi juaj aktual nuk mund të adaptojë platforma ose teknologji të reja, këtë mund të bëjnë konkurrentët e tij. Kështu që vihuni në lëvizje…

Perceptimi

Paramendoni se jeni përfshirë në një lidhje dhe zbuloni se partneri/ja juaj sapo ka dalë nga një marrëdhënie 12-vjeçare. Mendoni se si do e perceptonit atë person dhe se si ai ose ajo mund të lidhet me ju. E padrejtë apo jo, ju do të bëni supozime bazuar në jetëgjatësinë e marrëdhënies së mëparshme të lidhjes suaj.

Reagimi juaj nuk do të jetë i ndryshëm nga ai i një menaxheri punësimi ndërsa vlerëson CV-në e një kandidati, i cili i shpenzoi 12 vitet e fundit duke punuar për një kompani tjetër.

Avancimi në karrierë

Ndërsa mund të qëndroni në të njëjtën kompani për shumë vite, mbajtja e të njëjtit pozicion për më shumë se katër vjet mund të shfaqet problematike. Nëse aspironi të zhvilloheni brenda kompanisë suaj, duhet të kërkoni ta bëni diçka të tillë brenda dy viteve.

Nëse keni qëndruar në të njëjtën punë për katër vjet, mund të dëshironi të merrni në konsideratë opsione të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat