Si t'i shpëtoni aromës së pakëndshme të këmbëve

Life style

Si t'i shpëtoni aromës së pakëndshme të këmbëve

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:05
Ilustrim

Ata që vuajnë nga aroma e keqe e këmbëve e dinë mirë që ky është një problem i madh që duhet zgjidhur! Pavarësisht atleteve dhe çorapeve të zgjedhura me kujdes, lagështira apo vapa e tepërt përfundon gjithnjë tek era e pakënshme e tyre dhe sikletet që vijnë pas saj.

Mund të keni provuar disa mënyra për të shpëtuar prej saj, por ndoshta asnjërën nga ato që do të gjeni më poshtë. 

1. Vaj livando

Vaji i livandos jo vetëm që ka një erë të mirë por edhe vret bakteret. Gjithashtu, ky vaj parandalon edhe formimin e kallove në këmbë.

Përdorimi:

-Hidhni disa pika vaj livando në një enë me ujë të ngrohtë
-Vendosini këmbët në enë për 15-20 minuta.
-Përsërite këtë trajtim dy herë në ditë për disa ditë.

 2. Soda e bukës

Bikarbonati i sodiumit, më së shumti i njohur si soda e bukës, është një zgjidhje efektive për të eleminuar erën e këmbëve. Ajo neutralizon Ph e djersës dhe redukton bakteret.

Përdorimi:

-Hidhni sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë (1 lugë gjelle/në gjysmë litër ujë) dhe vendosini këmbët tuaja në të për 15-20 minuta çdo natë për rreth një javë.
-Gjithashtu mund të spërkasni pak sodë buke te këpucët apo çorapet përpara se t'i vishni ato.

3. Kripë e trashë 

Kripa e trashë mundet gjithashtu të minimizojë erën që vjen nga këmbët tuaja pasi ajo lufton infeksionet mikrobike dhe neutralizon erën e këmbëve. Një banjo me kripë të trashë është gjithashtu qetësuese për dhimbjen e këmbëve nga lodhja.

Përdorimi:

-Miksoni 2 lugë gjelle kripë të trashë me një gjysmë kove ujë të ngrohtë.
-Vendosini këmbët për 10-15 minuta.
-Për rezultate më të mira, bëjeni këtë përpara gjumit në mënyrë që të evitoni veshjen e çorapeve ose këpucëve për disa orë.

4. Çaji i Zi

Çaji i Zi ka acid tanik që ndihmon në eleminimin e baktereve që prodhon era e këmbëve. Ai gjithashtu ndihmon mbylljen e poreve në këmbë, duke zvogëluar sasinë e djersës me të cilën ushqehen bakteret.

Përdorimi:

-Zieni 2 qese çaj të zi në 3 gota ujë të nxehtë. Shtojini gjysmë kove ujë normal për të ulur temperaturën e përzjerjes.
-Vendosini këmbët në të për 15-20 minuta
-Bëjeni iëtë përditë për rreth një jave.

5. Uthulla

Uthulla është e dobishme për shpëtimin nga era e keqe e këmbëve pasi ajo krijon një mjedis acid, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Ju mund të përdorni çdo lloj uthulle, por për këtë trajtim këshillohet më shumë uthulla e mollës.

Përdorimi:

-Përzjeni gjysmë gote uthull në 6-8 gota ujë të ngrohtë.
-Vendosini këmbët në të për 10-15 minuta.
-Në fund, lajini këmbët tërësisht me sapun për të hequr edhe erën e uthullës.

6. Dezinfektoni këpucët

Blini një spray që përmban alkool dhe dezinfektojini sa herë i hiqni. Nxirrini në ajër të pastër, derisa mikrobet të zhduken prej aty.

7. Përdorni pudër

Do ta shihni sesi do ta harroni aromën e pakëndshme të këmbëve pasi të keni sprucuar pudër në këmbët tuaja të lara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat