Raste kur duhet të jeni patjetër i/e qetë në jetë!

Life style

Raste kur duhet të jeni patjetër i/e qetë në jetë!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:45
Ilustrim

Secili nga ne ka raste të vështira dhe momente kur me një fjalë ka shkatërruar çdo gjë. Vetëm pasi ka mbaruar çdo gjë, e kuptojmë se mund të kemi qenë ne gabim dhe se duhet të reflektojmë për veprimet që kemi bërë.

Ju rekomandojmë të jeni të qetë në veçanti nëse keni të bëni me situata të tilla.

Ji i/e qetë kur nuk ke faktet e nevojshme

Harlan Ellison, një nga shkrimtarët më të spikatur të historisë, dikur kishte thënë:”Mendimi I juaj jo gjithmonë është i drejtë. Askush nuk ka të drejtë të jetë injorant. “Ju ose mund të mos pajtoheni me mendimin e Ellison, por duke folur për një temë për të cilën ju nuk keni fakte apo dëshmi mund të perceptohet si paaftësi e juaja për të vlerësuar drejtë.

Ji i/e qetë kur diskutimi ka kaluar në ofendim

Në mes të një diskutimi të nxehtë, shumica prej nesh mund të thonë diçka që pa të drejtë ka ofenduar dikë. Ndalu dhe qetësohu, mendo dhe njëherë për fjalët që kë thënë, dhe nëse është nevoja kërko falje.

Ji i/e qetë dhe dëgjo më vëmendje kur nuk është momenti yt për të folur 

E vërteta është se dëgjimi i përqendruar, plotësisht i vëmendshëm (dmth. dëgjimi aktiv) është i rrallë. Shumë njerëz do të dëgjonin më shumë sesa dëgjojnë në kushte normale. Dhe kjo është diçka që mund të na godasë prapa në çdo pjesë të jetës. Të kuptuarit dhe të qenit i aftë në dëgjimin aktiv mund të çojë në njohuri të reja, të zgjerojë njohuritë dhe të përmirësojë marrëdhëniet tona.

Ji i/e qetë kur nuk ke për të thënë asgjë

Është ironike që “heshtja e pakëndshme” është e padurueshme, por biseda e vogël është një aftësi shoqërore. Biseda midis miqve është e bukur, por pse duhet të ndihemi të detyruar të themi diçka kur nuk keni për të thënë asgjë?

Ji i/e kur ndihesh i  fyer

Askush nuk është aq i fuqishëm sa të mos thyhet kur dikush e ka ofenduar. Por, në rastet e tilla, provoni të jeni të qetë dhe mos diskutoni me personin që ju ka fyer. Thjeshtë mos bini në nivelin e tij.

Ji i/e qetë kur emocionet negative i ke në shkallë të lartë

Le ta themi edhe njëherë. Nuk është ligj dhe as e domosdoshme që të flasësh me njerëz. Në veçanti kur keni emocione të përziera ku dominojnë ato negativet. Emocionet negative kanë tendencë për të dëmtuar edhe më shumë raportet tuaja, prandaj më mirë pritni që të ndiheni më mirë dhe pastaj vazhdojeni bisedën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat