Katër truqe të shkëlqyeshme për kthimin e ngjyrës së bardhë rrobave të zverdhura: Shpëtoni rrobat e preferuara!

Life style

Katër truqe të shkëlqyeshme për kthimin e ngjyrës së bardhë rrobave të zverdhura: Shpëtoni rrobat e preferuara!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Në vazhdim mësoni si t’i freskoni rrobat dhe t’ua ktheni ngjyrën origjinale

Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë, duhet qenë të kujdesshëm në mirëmbajtjen e rrobave të bardha.

Nëse ju ndodh ky problem, aplikoni disa nga këto truqe.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është zgjidhje natyrale që rrobave të zverdhura t’ua ktheni ngjyrën origjinale.

Në një filxhan qitni lëng limoni dhe shtojeni në rrobalarëse bashkë me detergjentin. Lani rrobat në programin dhe temperaturën në të cilat i lani si zakonisht.

Zbardhuesi

Për ta eliminuar shkëlqimin e verdhë në rroba të bardha, merrni zbardhues me klor, mirëpo para përdorimit lexoni mirë udhëzimin, sepse mund të jetë i rrezikshëm nëse krijon kontakt me uthullën apo me ndonjë kimikat, transmeton Better Homes&Gardens.

Soda e bikarbonatit

Soda e bikarbonatit është aleat i shkëlqyeshëm në pastrimin e shtëpisë, andaj mund t’ju shërbejë edhe në freskimin e rrobave.

Në fillim të ciklit të larjes në rrobalarëse shtoni 2 lugë sodë bikarbonati me detergjent të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodën e bikarbonatit gjatë ciklit të shpëlarjes.

Uthull e bardhë e distiluar

Shtoni uthull të bardhë të distiluar në pjesën ku shtoni zbutësin. Në atë mënyrë thartira e butë e uthullës do të veprojë si zbardhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat