A jeni të varur nga celulari? Ja se si ta zbuloni

Life style

A jeni të varur nga celulari? Ja se si ta zbuloni

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxisin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.

Varësia ndaj telefonit është shumë e ngjashme me atë të bixhozit që ndërhyn fort në jetën e njeriut.

Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale.

Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët e AgroWeb.org, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri tjetrin.

Shenjat Paralajmëruese Që Tregojnë Se Jeni Të Varur Ndaj Telefonit Celular

Ju zë gjumi me vështirësi

Jeni në ankth

Rrjetet sociale ju stresojnë

Nuk rrini dot pa telefon në dorë

Nuk reshtni dot së postuari

Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët

Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën

Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.

Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete

Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete

Ushqeheni me telefon në dorë

Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit

Bëni veprime impulsive

Nuk heqni dot dorë nga telefoni

Si Të Shpëtoni Nga Varësia Ndaj Telefonit.

Kjo mund të duket e vështirë por jo e pamundur.

Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni.

Dhoma e gjumit, dhoma e ndenjes apo ajo e ngrënies janë zona ku nuk duhet të përdorni telefonin.

Një mënyrë tjetër është që vendosni disa limite.

Për shembull, nëse e përdorni telefonin shumë gjatë ditës, vendosni një limit kohor, siç mund të jetë ora 17:00 e pasdites kur keni mbaruar punën.

Nëse nuk e përdorni telefonin pas kësaj ore, do të keni më shumë kohë për të bërë gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju dhe familjen.

Ne dërgojmë shumë mesazhe, por a angazhohemi me të vërtetë në komunikim të hapur me njerëzit?

Duke lënë telefonin mënjanë, do të keni mundësi të formoni, ngrini dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe familjare.

Edhe nëse merrni telefonata pune ose mesazhe elektronike, bëjini vetes një nder dhe mos u merrni me të. Telefoni aty do të jetë, edhe të nesërmen.

Avantazhet e Kufizimit të Përdorimit të Telefonit

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kufizimi i përdorimit të telefonit sjell një sërë përfitimesh.

Do të jeni më në paqe,

Do të vuani më pak nga ankthi

Do të mendoni më qartë

Do të shpërqendroheni më pak

Do të jeni më krijues

Do të ndiheni më shumë fuqiplotë

Do të flini më mirë

Do të keni marrëdhënie shoqërore më të forta

Do të jeni më të ndërgjegjshëm sa i përket ushqyerjes.

Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për vetë faktin se nëse ushqehemi duke e pasur mendjen telefonin, nuk do ta kemi mendjen tek ato që po hamë, duke rritur kështu gjasat e mbipeshës por edhe sëmundjeve të tjera që i kanosen aparatit tretës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat